“Youth Music Contest”/ Aplikoni në konkurs dhe fitoni një udhëtim në Paris

Afati i aplikimit: 27 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?
Aplikantët nën moshën 35 vjeç nga e gjithë bota
Çmimi:
Para cash prej 1,500 EUR, një trofe GYMC15 Champion dhe një udhëtim në Paris, Francë
Përshkrimi
Global Challenges Youth Music Contest (GYMC) është një konkurs video muzike online për të rinjtë organizuar nga International Association for the Advancement of Innovative Approaches (IAAI) organizatë e shoqërisë civile me seli në Klagenfurt / Austri në bashkëpunim me programin UNESCO Management of Social Transformation (MOST), UNFCCC Climate Secretariat dhe partnerë të tjerë.
Objektivi i përgjithshëm i Global Challenges Youth Music Contest është që të përdorin fuqinë e muzikës për të nxitur të kuptuarit e rëndësisë së sfidave globale – si p.sh. ndryshimi i klimës – për çdo qytetar global dhe për të angazhuar të rinjtë në aktivitete që kontribuojnë për të mirën publike globale dhe lokale në kontekstin e qëllimeve dhe programeve të sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Global Challenges Youth Music Contest konsiston në 2 pjesë kryesore:
• Konkursi online që do të identifikojë 3 finalistë;
• show në TV (që do të mbahet gjatë COP21 në Zyrat Qendrore të UNESCO dhe do të transmetohet globalisht në bashkëpunim me media partnere) ku fituesi i konkursit do të identifikohet përmes votimit online.
Kriteret
• Konkurentët duhet të zotërojnë të gjithë përmbajtjen (këngën, videon dhe të gjitha pjesët e përmbajtjes), ose duhet të kenë siguruar të gjitha të drejtat e nevojshme nga çdo palë e tretë përkatëse në lidhje me përmbajtjen që do të ngarkohet;
• Vetëm këngët që janë origjinale në të gjitha drejtimet kanëtë drejtën për të marrë pjesë. Jo versione cover!;
Si të aplikoni?
• 12 Gusht 2015: fillimi i konkursit me ngarkimin e materialit online;
• 27 Shtator 2015: data e fundit për ngarkimin e materialit;
• 1 Tetor: juria prezanton listën me 30 pjesmarrës dhe fillon një votim public ndërkombëtar.
• 1 – 31 Tetor: votimi online dhe i jurisë;
• Fillim Nëntori 2015 : publikohen 3 finalistët
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.