World Business Dialogue/ Aplikoni për t’u bërë një nga delegatët

Afati i aplikimit: 5 Tetor 2015

Janë hapur aplikimet për World Business Dialogue (WBD)! Kjo është konventa më e madhe ndërkombëtare për biznesin në botë e drejtuar nga studentë. Çdo vit, udhëheqësit e sotëm dhe udhëheqësit e së nesërmes mblidhen së bashku në Këln, Gjermani dhe i bashkohen një diskutimi  ndër-gjeneratash dhe ndër-kulturor. 100% student – 100% vullnetar – 100% profesional. WBD bashkon eksperiencën ndërkombëtare, ‘networking’, inovative dhe atë të punëse në një konferencë një herë në vit. Konferenca e ardhshme do të zhvillohet në 14-18 mars të vitit 2016 dhe është titulluar: “Globalizimi: I ndërprerë?”

Kriteret

Pranohen aplikime nga studentë nga e gjithë bota.

Si të aplikoni

Krijoni një llogari në këtë LINK

Për t’u bërë një delegat:

  1. Shpjegoni motivimin tuaj për të marrë pjesë në konferencë,  paraqitni CV-në tuaj, transkriptin e të dhënave dhe jepni disa informacione në lidhje me përvojën tuaj të punës (nëse ju tashmë keni disa).
  2. Të gjitha aplikantët bindëse do të ftohen në një intervistë të shkurtër në Skype me një anëtar të departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Për t’iu bashkuar një projekt dialogu:

Nëse jeni të prirur për t’u bashkuar me një nga projektet e Dialogut, thjesht të aplikoni për World Business Dialogue 2016. Brenda formularit të aplikimit ju do të pyeteni nëse një Projekt Dialogu është interesante për ju. Vetëm shënoni kutinë dhe do ju kërkohet që të shkruani një ese të shkurtër në lidhje me temën e dhënë.

Për më shumë informacione, klikoni në  World Business Dialogue ose drejtohuni me një e-mail në adresën:  application@ofw.de

 

Leave a Comment