Workshop-i XI i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XI të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet në datat 4 dhe 5 dhjetor 2017 në Tiranë. Ky workshop synon të sigurojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja. Ftojmë të interesuarit të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një përmbledhje/abstrakt brenda datës 15 tetor 2017.
Për më shumë informacion mund të lexoni thirrjen për aplikime në këtë LINK

Leave a Comment