Workshop/ Thirja për propozime “Zhvillimi i Filmit”

Për të gjithë Ju që jeni të interesuar për të aplikuar në thirjen për propozime “Zhvillimi i Filmit” me afat aplikimi datën : 21/04/2016, Media Desk Albania Ju njofton se ditën e hënë, datë 18.04.2016, do të realizojë një workshop në lidhje me sqarimin e procedurave dhe detajeve të aplikimit, si dhe pyetje – përgjigje mbi paqartësisë që mund të keni.

Të gjithë Ju që keni aplikuar në këtë thirje vitin e shkuar, por që projektet tuaja janë skualifikuar për arsye të ndryshme, si dhe të gjithë Ju që aplikoni për herë të parë, jeni të lutur të ndiqni këtë workshop sqarues. Ne jemi të gatshëm t`iu përgjigjemi pyetjeve tuaja në cdo kohë, ashtu sic edhe kemi bërë deri tani, por kjo është një ftesë që na mbledh të gjithëve në një tavolinë të rrumbullakët me qëllim gjetjen e të gjitha përgjigjeve për pyetjet që Ju keni në mënyë individuale, e në mënyrë që nga përgjigjet individuale për Ju të përfitojnë edhe të tjerët. Për ta konkretizuar, gjatë këtij workshopi do të prezantojmë edhe një shembull të suskesëshëm projekti.

Vendi : Qëndra Komëtare e Kinematografisë
Data : 18 prill 2016
Ora : 10 : 30

Ju lutemi dërgoni konfirmimin tuaj për pjesmarrje sa më parë në :
mediadeskalbania@gmail.com
arben_papadhopulli@yahoo.com

Ju falenderojmë.
Creative Europe Media Desk Albania.

Leave a Comment