Workshop rajonal/ Menaxhimi i Baseneve Ujore dhe Transparenca

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim – ICID Albania në emër të organizatave partnere “Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm” Milieukontakt Maqedoni (MKM), “Instituti për Kërkime në Inxhinierinë Civile” (IEGE), dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, donator i këtij projekti, kanë kënaqësinë t’ju ftojne në trajnimin dy ditor që do të zhvillohet në Shkodër në kuadër të projektit “Menaxhimi i Baseneve Ujore dhe Transparenca”.
Gjatë muajit korrik – shtator 2019, projekti do të organizojë 4 trajnime Rajonale në: Shkodër, Vlorë, Pogradec dhe Durrës.
Qëllimi i këtyre workshopeve është të trajnojë përfaqësuesit nga organizatat e shoqërisë civile që punojnë për çështje që lidhen me mbrojtjen e burimeve ujore dhe menaxhimin e baseneve ujore.
Çdo trajnim do organizohet si një seminar dy ditor. Grupet kryesore që do marrin pjesë në këto trajnime do të jenë përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile nga Shqipëria.
16 pjesëmarrësit më të suksesshëm (për katër përfaqësues nga secili rajon) do të përzgjidhen për të marrë pjesë në Shkollën Verore që është planifikuar të organizohet si një ngjarje pesë-ditore në Ohër (Maqedonia e Veriut). Shpenzimet që lidhen me Shkollën Verore në Ohër do të mbulohen nga projekti.
Workshopi do të zhvillohet të premten dhe të shtunen, në 6-7 shtator 2019,
në orën 10:00, në ambientet e Hotel Argenti, Rruga Lugucesme, 4001 Shkodër, Albania.
Të gjithë të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen duke plotësuar formularin në këtë LINK.