Workshop në Paris/ Të gjitha shpenzimet e mbuluara

Gratë Lidere të Gjeneratës së Ardhshme

Kush mund të aplikojë: Studentet femra dhe  profesionistet nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut

Eventi: 12-14 Maj 2016 Paris, Francë

Përshkrimi

McKinsey ofron mundësinë për të eksploruar rëndësinë e femrave në lidership dhe impaktin që janë duke patur lideret femra në ekonomi, për të formuar stilet tuaja të lidershipit duke luajtur me fuqitë të tuaja dhe për të kuptuar se si McKinsey mund t’ju ndihmojë ju për të rritur potencialin tuaj.

Ju gjithashtu keni shansin të takoni konsulentët e tyre dhe të merrni pjesë në sesione grupi, porkshope dhe dialogje.

Ata janë duke kërkuar femra që:

  • Në mënyrë active shikojnë për mënyra maksimizimi të potencialit të tyre;
  • Individë që pëlqejnë zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kreativ;

Workshop-i 3-ditor do të mbahet në Paris në datat 12-14 Maj, 2016.

Kriteret

Femra të talentuara në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të cilat janë:

  • Aktualisht studete në Bachelor, Master, MBA ose PhD të çfarëdolloj fushe apo disipline;
  • Profesioniste me eksperiencë të çfarëdo lloj fushe dhe më pak se 6 vite eksperiencë pune.

Kosto

McKinsey do të mbulojë të gjitha shpenzimet tuaja lidhur me këtë event: akomodimim, udhëtimin.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni në Anglisht:

  • CV-në tuaj, duke përfshirë detaje të arsimit tuaj (duke përfshirë notat), ndonjë eksperiencë pune, ashtu sikurse aktivitete dhe arritje të tjera;
  • Një letër motivini (1 faqe maksimumi) duke përfshirë arsyet se pse jeni të interesuar në këtë event veçanërsht dhe një përshkrim të një situate sfiduese ku duhet të tregonit aftësitë tuaja të lidershipit;
  • Transkriptet akademike në varësi të referencave tuaja.

 

 

Dërgoni aplikimin tuaj dhe pyetje nëse keni në adresën next-generation-women@mckinsey.com. Afati për aplikimin është 8  Marsi 2016.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment