Vullnetarë me pagesë/ Interreg Volunteer Youth
A mendoni se keni nevojë për një ndryshim? Bashkohuni me të rinjtë vullnetarë të Interreg!
Iniciativa e të rinjve vullnetarë Interreg është pjesë e Nismës së Korpusit të Solidaritetit Evropian, lançuar nga Komisioni Evropian dhe shpallur nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian në Strasburg në 14 Shtator 2016.
Kjo është një mundësi për të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, të vilët duhet të shërbejnë si vullnetarë në programe ndërkufitare, transnacionale ose ndër-rajonale (të ashtuquajturat Interreg) dhe projekte të ngjashme.
Ky program u jep vullnetarëve mundësinë për t’u njohur me programet dhe projektet e Interreg, për t’i bërë ata të vetëdijshëm për përfitimet e shumta të bashkëpunimit midis kufijve të brendshëm të BE-së, si dhe të forcojnë ndjenjën e tyre të solidaritetit evropian, qytetarisë dhe angazhimit qytetar. Për më tepër, vullnetarët fitojnë një përvojë unike të rritjes personale, si dhe forcojnë dhe fitojnë aftësi që ata mund t’i përdorin në të ardhmen.
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë e moshës 18-30 vjeç që vijnë nga: një vend Evropian ose nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia E Veriut, Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni, Islanda, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, ose Turqia.
Financimi:
Edhe pse ky program ka të bëjë me vullnetarizmin (që është përkufizim një veprimtarie të papaguar), vullnetarët do të mbështeten financiarisht me: një pagesë ditore për të gjithë kohëzgjatjen e programit; mbulimin e shpenzimeve të siguracionit personal; dhe një rimbursim të pjesshëm ose të plotë të kostos së udhëtimit.
Mbështetja financiare është gjithashtu një garanci që të gjithë të rinjtë, duke përfshirë personat me mundësi të pakta ose me nevoja specifike, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë.
Si të aplikoni?
Aplikimi është shumë i thjeshtë: regjistrohuni fillimisht në European Solidarity Corps Youth Portal duke klikuar në këtë LINK.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.