‘VENDI IM, ANGAZHOHEM’/ Konkurs nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci

Konkursi kërkon të promovojë mendimet dhe ndjesitë e të rinjve shqiptarë në lidhje me të ardhmen e tyre në Shqipëri. Duke ndjekur një qasje pozitive, tematika e zgjedhur kontraston me idenë e largimit nga vendi duke i nxitur të rinjtë të përballen me arsyet dhe shkaqet që i detyrojnë ato të emigrojnë. Pse duhet të angazhohemi? Çfarë i pengon të rinjtë të angazhohen? Në sport, në art, në jetën në komunitetet, në cilindo pasion te tij, çfarë do të thotë sot për një të ri të jesh i angazhuar? Si mund t’i nxisim të rinjtë të angazhohen dhe të shpalosin potencialet e tyre për të ndërtuar një vend më të mire për të gjithë?Në vijim të konkursit, aplikantët më të mirë do të trajnohen mbi ideologjinë, lidershipin dhe angazhimin rinor. Trajnimet do të zhvillohen në 10 qytetet më të mëdha të vendit gjatë muajit mars dhe prill 2016 ku do të jepen dhe çertifikata pjesëmarrjeje. Së fundmi, disa prej pjesëmarrësve më aktivë do të promovohen dhe nëpërmjet një fushate komunikimi dhe konferencash enkas mbi angazhimin rinor ku ata do të jenë vetë aktorë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 15 shkurt 2016
1. Cmimi për imazhin më të mirë (kategoria gjimnaz)
2. Cmimi për imazhin më të mirë (kategoria universitet)
3. Cmimi për esenë më të mirë (kategoria gjimnaz)
4. Cmimi për esenë më të mirë (kategoria universitet)
Imazhi mund të jetë një fotografi, një punim grafik, kolazh, grafiti, pikturë apo çfarë do lloj punimi vizual që i përgjigjet temës së konkursit “Vendi im, angazhohem”. Punimi duhet të jetë origjinal, i vetë aplikantit dhe i realizuar maksimalisht gjatë 12 muajve të fundit.
Eseja duhet të jetë një punim origjinal i aplikantit, në gjuhën shqipe jo më i gjatë se 6.000 karakterë (hapësira përfshirë). Teksti duhet të jetë i strukturuar me një hyrje, me një problematikë ose zhvillim, dhe me një përmbyllje e cila të nxisë mendimin ose të japë një zgjidhje problematikës së ngritur.
Konkursi ka vetëm një kriter: të jesh një gjimnazist ose student nga mosha 15 deri në 25 vjeç.
A është punimi inovator? A ka diçka të re, ngacmuese në të? A trajton ai një objekt, tematikë, histori, ndodhi unike? A është i ndryshëm nga punimet e tjera?
–> Niveli i zgjidhjes = 20% <–
A permban një zgjidhje ose qasje pozitive punimi i paraqitur? Cfarë mësimesh mund të nxirren ? A është punimi mjaftueshmërisht realist? A ka impakt mbi aktualitetin?
–> Niveli i cilësisë = 20% <–
Si është cilësia e redaktimit të esesë/punimit grafik? A ka gabime në të? Për esenë: a është përdorur një fjalor i pasur? Për punimin grafik: a janë përdorur ngjyrat/kontrastet/efektet siç duhet?
–> Niveli i mendimit = 20% <–
A ka refrenca në tekst/punim grafik të cilat nxisin mendimin? A ka një lloj hulumtimi para realizimit të punimit? A primon përmbajtja mbi formën?
–> Niveli i frymëzimit = 20% <–
A mund të përdoret punimi si shëmbull? A është një punim që ngjall frymëzim ose që zgjon energji? A të lë punimi indiferent?
Per cdo pyetje : info@fld.al