Vend i lirë pune në Tiranë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka shpallur konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Mjek” pranë Njësisë së Sëmundjeve Profesionale, PAI i Spitalit Infektiv.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi “7″.
Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Të jetë i kualifikuar si mjek i sëmundjeve profesionale/mjek pune.
Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit.
Të zotërojë në nivel të kënaqshëm përdorimin e kompjuterit në programet MSO etj.
Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja.
Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë.
Të ketë stazh pune mbi 2 vjet pas diplomimit (preferencë).
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore.
Të ketë gradë shkencore (preferencë).
Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme

Dokumenti i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumente:

Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit.
Jetëshkrimi i kandidatit.
Fotokopje e kartës së identitetit, çertifikatë familjare.
Dëshmi penaliteti.
Diploma Universitare dhe çerfitikata e notave. (kopje e noterizuar).
Diploma e Specializimit/kualifikimit dhe çertifikata e notave. (kopje e noterizuar).
Leja e ushtrimit të profesionit. (kopje e noterizuar).
Librezë Shëndetësore Sanitare.
Kontrata të ushtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara).
Çerfitikatë / diplomë për gjuhët e huaja (kopje të noterizuara).
Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara).
Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pas-universitare, pjesëmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime.
Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar).
Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale.
Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar)
Lirimin nga detyrimi kontraktual nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (në rast se ka kontratë specializimi.
Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar).
Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar).

Dokumentet duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brenda datës 28.08.2017.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment