Vend i lirë pune në Tiranë

ADISA ka shpallur disa vende vakante pranë zyrave qendrore të saj. Pozicioni vakant aktual është ai i Përgjegjësit të Sektorit të IT dhe Sistemeve (Databaza).

Kriteret e pozicionit:

Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Master Shkencor në shkenca Informatike, Ekonomike dhe Shkenca Ekzakte (profilet e preferuara: Shkenca Informatike / Informatike Ekonomike).
Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me atë të masterit.
Njohuri në fushën e legjislacionit të sigurisë kompjuterike, të komunikimeve elektronike e postare dhe bazave të dhënave shtetërore.
Njohuri mbi Axhendën Dixhitale 2015- 2020 në Republikën e Shqipërisë.
Njohuri lidhur me sigurinë e sistemeve dhe rrjeteve.
Njohuri mbi operimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve web based.
Njohuri nga Kodi i Proçedurave Administrative.
Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze).

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: kandidate@adisa.gov.al

Leave a Comment