Vend i lirë pune: Punonjës/e Gjykate

Periudha e Aplikimit 15 deri 25 maj 2018

Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kërkojnë Aplikantë për një pozicion të përkohshëm si Punonjës/e Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Kohëzgjatja e shërbimit do të jetë gjashtë muaj. Punonjësi do të jetë përgjegjës për informimin e vizitorëve të gjykatës rreth masave dhe rregullave të brendshme të gjykatës në kuadrin e Nismës Për një Drejtësi pa Vonesa të OSBE/USAID si dhe për mbledhjen e të dhënave fillestare dhe gjatë zbatimit.

Punonjësi do të jetë pika e parë e kontaktit për gjykatën dhe do të informojë palët, avokatët, prokurorët, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe palët e tjera të interesuara, rreth masave dhe rregullave të brendshme të gjykatës në kuadër të Iniciativës. Punonjësi do të vendoset në këndin e informimit në hyrjen/ambientin e pritjes së gjykatës çdo ditë sipas një orari të përcaktuar. Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës punonjësi do të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave fillestare, periodike dhe përfundimtare mbi shpejtësinë e gjykimit në gjykata dhe do të mbështesë ecurinë e projektit.

Punonjësi do të jetë nën mbikëqyrjen e Projektit të USAID- it “Drejtësi për të gjithë”, Prezencës së OSBE-së dhe të Kryetarit të Gjykatës.

Kualifikimet e nevojshme:
• Arsim i lartë;
• Aftësi shumë të mira komunikuese;
• I/e familjarizuar me gjykatën për shkak të përvojës me gjykatën, përfshirë edhe si punonjës/e i/e saj ose përvojë të ngjashme;
• Avokatët aktivë që punojnë në cilëndo gjykatë janë të papërshtatshëm për të aplikuar për shkak të çështjeve të konfliktit të interesit;
• Njohuri të mira rreth rregullave dhe procedurave të funksionimit të gjykatave;
• Njohuri të avancuara të programeve Word dhe Excel.
Periudha e Kontratës: në ose rreth 30 maj 2018 – në ose rreth 31 dhjetor 2018 (muaji gusht pushim – nuk do të përfshihet në pagesë)
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në jfainfo@ewmi.org jo më vonë se ora 17:00 më 25 maj 2018:
• Letër shoqëruese “Cover letter” ku të tregohet interesi dhe kualifikimet për pozicionin;
• CV të përditësuar;
• Kopje të Diplomës Master;
• Emrin, Titullin, Numrin e Celularit dhe adresat e emailit të 3 referencave profesionale.

Ju lutemi vendosni në subjektin e Email: Punonjës Gjykate – Sarandë.

Aplikime të bëra më vonesë dhe/ose të paplotësuara, që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme, nuk do të shqyrtohen.

Aplikantët duhet të sigurohen që të dërgojnë dokumentacionin e plotë dhe brenda afatit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Vini re: Kjo kontratë shërbimi do të lidhet me Projektin Drejtësi për të Gjithë të USAID dhe të gjitha pagesat do të kryhen nga Projekti. Pagesa do të jetë në vlerën 56, 000 ALL bruto në muaj. Të gjitha taksat do të mbahen nga të gjitha pagesat në përputhje me legjislacionin shqiptar. Duke qenë se është një kontratë shërbimi sigurimet shoqërore nuk mbulohen. Pagesa do të bëhet një herë në dy muaj (vlera e dy muajve bashkë) pas konfirmimit të paraqitjes së detyrave sikurse parashikohet në kontratë.

Leave a Comment