Vënd i lirë pune për Sekretare

Afati i aplikimit: 20 Tetor 2015 ora 12:00

Universiteti Katolik Zonja e Këshillit të Mirë kërkon të punësojë një sekretare pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja në universitet.

Kriteret:

  • Diplomë në Gjuhën Angleze ose niveli i njohjes së kësaj gjuhe C1 (e çertifikuar)
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës italiane dhe shqipe
  • Eksperiencë pune në sektorin administrativ
  • Kapacitet për të punuar në grup
  • Aftësi komunikuese, organizative dhe lehtësi për të punuar

Të interesuarit për këtë pozicion pune, duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë së Presidentit të Fondacionit, në një zarf të mbyllur, dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë drejtuar Presidentit të Fondacionit (në gjuhën Italiane)
  • CV në gjuhën italiane ( e firmosur )
  • Kopje të Kartës së identitetit
  • Kopje të diplomës dhe vërtetimin e notave
  • Kopje të titujve të tjerë të fituar
  • Kopje të dokumentave të tjera (kurse, eksperienca pune)

Intervista për këtë pozicion pune do të bëhet më datën 22 Tetor, ora 15:30.

Për të tjera informacione dhe detaje, lidhur me këtë njoftim, ju lutemi klikoni në këtë LINK

Leave a Comment