Vend i lirë pune në Bibliotekën Kombëtare

Biblioteka Kombëtare shpall konkurs për vend të lirë pune në pozicionin “Jurist” (pozicion i përkohshëm me afat deri në 6 muaj, zëvendësim për leje shtatëzënie).

Kërkesa minimale për kandidatët:

  • Të jetë i diplomuar në “Shkencat Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”. Nota mesatare e studimeve (Bachelor+Master Shkencor) të jetë 8 (tetë) e lart;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet, nga të cilat 2 (dy) vjet në fushën e prokurimeve publike;
  • Të njohë programet bazë të kompiuterit;
  • Të njohë në nivelin shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë institucionit (sekretari), dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë nga aplikanti për pozicionin e punës;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të legalizuar të diplomës (përfshirë dhe diplomën bachelor);
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Vetëdeklarim që nuk jemi në kushtet e konfliktit të interesit, të nepotizmit;
  9. Vetëdeklarim që nuk është larguar nga puna për shkelje disiplinore (nëse ka eksperienca pune);
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt (nëse kanë eksperienca pune);
  11. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë displinore në fuqi;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Përshkrimi i pozicionit të punës, detyrat kryesore:

– Përditëson legjislacionin ligjor dhe nënligjor sipas ndryshimeve që ndodhin në Fletoren Zyrtare;

– Përgatit përmbledhëset e legjislacionit të nevojshëm për zbatim në veprimtarinë e institucionit;

– Përfaqëson institucionin me autorizim në çështje gjyqësore me të tretët;

– Përgatit të gjithë aktet shkresore të nevojshme për ecurinë e gjykimit ku është caktuar si përfaqësues me autorizim;

– Harton dhe koncepton dokumentacionin, korrespondencën e institucionit me institucione të tjera;

– Merr pjesë në hartimin e procedurave dhe standardeve ligjore kur legjislacioni i fushës e kërkon një gjë të tillë;

– Merr pjesë në komisione dhe harton dokumentat e nevojshme për procedurat e prokurimit publik;

– Është personi i autorizuar për kryerjen e veprimeve në sistemin Elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik për

procedurat e prokurimit që institucioni kryen (në mënyrë elektronike) në cilësinë e Autoritetit Kontraktor.

– Etj.

Paga e pozicionit të punës:

Kategoria: IV-a.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose drejtpërsëdrejti në sekretarinë e Bibliotekës Kombëtare, brenda datës 22.02.2016.

Leave a Comment