Vend i lirë pune në Ambasadën Britanike në Tiranë

Ambasada Britanike në Tiranë po kërkon një Zyrtar për Shtypin dhe Çështjet Publike. Qëllimi kryesor i punës është të zhvillojë dhe të sigurojë Strategjinë e Komunikimit të Ambasadës në bashkëpunim me Ambasadorin dhe Zv. Ambasadorin.

Kriteret:

• Të jeni diplomuar në universitet (ose në një nivel ekuivalente) – në mungesë të arsimit universitar – dëshmi e përvojës profesionale në marrëdhëniet me publikun / komunikimet për çështje të rëndësishme për një periudhë 5 vjeçare);

• Të dini shumë mirë gjuhën angleze dhe shqipe (me shkrim dhe në të folur);

• Përvojë profesionale në gazetari, marrëdhënie me publikun dhe / ose komunikime për një periudhë tre vjeçare (ose pesë vjet nëse nuk keni diplomë universitare), përfshirë përgjegjësinë për drejtimin e fushatave specifike;

• Aftësi për të transmetuar mesazhe efektive te audienca të ndryshme, duke përdorur mënyra të përshtatshme;

• Aftësi shumë të mirë në administrimin e llogarive në media sociale, përfshirë krijimin e postimeve (p.sh. Facebook, Twitter, etj);

• Aftësia për të transmetuar mesazhe të qarta duke përdorur mjete dixhitale, përfshirë gjuhën koncize, grafika dhe video;

• Aftësi në IT, duke përfshirë përdorimin e MS Word, Excel dhe Outlook.

Afati i aplikimit: 26 Shtator 2019

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment