Vend i lirë pune/ Menaxher Zonal Shitjesh

PLUS Communication kërkon të punësojë Menaxher Zonal Shitjesh

Departamenti: Shitjeve
Titulli i punës: Menaxher Zonal Shitjesh
Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

  • Sigurimin nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me shpërndarësit dhe partnëret e biznesit, disponibilitetin e produktit dhe të shërbimit në zonë si dhe çmimet e shitjes me pakicë të vendosur në politikat tregtare përgjatë kanaleve të shitjes të zonës rajonale të caktuar;
  • Trajnimin në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e shitjes në dyqanet franchise në lidhje me produktet dhe teknikat e shitjes;
  • Përgjegjës për rezultatet e biznesit për të gjithë zonën që mbulon;
  • Monitoron, raporton dhe ruan standardet më të larta të përcaktuara për dyqanet franchise dhe pikat e tjera të shitjes;
  • Siguron gjithmonë një shërbim shumë të mirë të klientëve krahasuar me konkurrentët në zonën e caktuar;
  • Përgatit raport për çdo vizitë në terren duke ndjekur një itinerar të paracaktuar që përfshin dyqanet, POS-et dhe pikat të tjera të shitjes;
  • Mbledh informacion në zonë për produktet e konkurrencës, ofertat dhe tregun informal dhe ja kalon departamentit të Marketingut;
  • Mbështet fushatat promocionale të Marketingut dhe fushatat e organizuara në zonën që i është caktuar;
  • Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperincë të mëparshme në pozicione shitjeje ose FMCG;
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Marketing;
  • Aftësi për të krijuar rrjetin e tij/saj, aftësi shumë të mira planifikuese, organizative dhe raportuese;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat e vendosur;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi, negocimi dhe teknikash shitjesh, etikë të lartë pune, qëndrim pozitiv dhe sjellje e paraqitje profesionale;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të Programeve të Microsoft Office Programs dhe Google Earth;
  • Gadishmëri për të punuar jashtë orarit të punës dhe për të udhëtuar shpesh brenda vendit.

Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës PLUS.
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron çdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes se aplikimeve është 2 Qershor 2016.

Leave a Comment