Vend i lirë pune/ Koordinator projektesh

KOORDINATOR PROJEKTESH
Programi i Qeverisjes & Sundimit te Ligjit
Instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) është një organizate jo-fitimprurëse, e pavarur, e themeluar nga një grup ekspertësh në vitin 2000. Insituti IDRA promovon vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlerat e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë civile, duke i shërbyer vazhdimisht demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe proçesit të integrimit në Bashkimin Europian.
IDRA po kërkon të plotësojë ekipin me një Koordinator projektesh në fushën e Qeverisjes dhe Sundimit të Ligjit.
Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhon programin e sektorit të Qeverisjes dhe Sundimit të ligjit te Institutit IDRA;
• Krijon dhe ruan marrëdhëniet strategjike dhe mbështet mobilizimin e burimeve;
• Garanton krijimin dhe manaxhimin e njohurive të projekteve;
• Mundëson koordinimin strategjik dhe udhëheq programin e Qeverisjes dhe Sundimit të ligjit;
• Në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv mbikëqyr procesin e hartimit të planeve të punës dhe buxheteve për të gjitha aktivitetet e programit si edhe kryen monitorimin e vazhdueshëm të aktiviteteve/ planeve të punës;
• Realizon raportimin e përshtatshëm dhe në kohë të aktiviteteve;
• Bën shpërndarjen e burimeve me cilesinë më të lartë;
• Si supervizor i drejtpërdrejtë, mundëson koordinimin efektiv të personelit të projekteve të njësisë të cilat zbatohen në zona të ndryshme të vendit;
• Pregatit propozime dhe dokumenta projektesh të një cilësie të lartë;
• Ndjek mobilizimin e burimeve të programit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesit e lartë të institutit dhe është përgjegjës për arritjen e objektivave vjetorë të mobilizimit të fondeve dhe performances;
• Mban lidhje të vazhdueshme me programet/projektet e tjera të IDRA-s, agjencitë dhe entitetet si edhe aktorët e tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar të përfshirë në cështjet e qeverisjes në Shqipëri;
• Shërben si pikë kontakti për klientët, garanton përmbushjen e kontratave nga pikpamja e raportimit;
• Merr pjesë në cështjet teknike si edhe hartimin dhe dorëzimin e produkteve të klientit, përfshirë analizat, raportet dhe produktet e tjera të punës.
• Mban lidhje me donatorin në mungesë të drejtuesve të lartë dhe personelit të projektit.
• Ofron mbështetje në cështjet administrative, sipas nevojës.
Arsimimi:
• Diplomë universitare e avancuar (ose diplomë e ngjashme) në Studime Ndërkombëtare ose Zhvillimore, Shkenca Politike ose ndonjë fushë tjetër e ngjashme.
Eksperienca:
• Jo më pak se 7 vjet eksperiencë pune në programet zhvillimore në sektorin publik, organizatat ndërkombëtare ose ato të shoqërisë civile.
Aftësitë gjuhësore:
• Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
Aseti ynë më i madh është stafi ynë. Ne punësojmë vetëm ata që janë më të motivuar, bashkëpunues, kurioz. Ftohen për të aplikuar të gjithë ata persona që janë sfidues dhe të përkushtuar ndaj detyrës.
Ju lutem nisnin nje leter motivimi dhe nje CV te fundit ne adresen idra@idra.al me subjektin – Koordinator Projektesh, deri ne dt. 29 Maj 2016.
Vetem personat e perzgjedhur do te kontaktohen