Vend i lirë pune: Financier/e

Pozicioni: Financier/e
Përmbledhja e Pozicionit: Përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
Ofruesi i pozicionit të punës: Kompania “Balkans Capital”
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Të funksionit Financiar
  • Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës;
  • Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës;
  • Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke;
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
  • Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve rregjistruese përkatëse në financë;
  • Përgatit procesin e inventarit në fund të muajit dhe rakordon gjendjen kontabël me fizike;
  • Kryen inventarin fizik të arkës periodikisht;
  • Kontrolli i librave të blerjeve;
  • Rakordim i palëve të treta;
  • Deklarimet në sistemin tatimor online
  • Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.
Të funksionit Koordinues
  • Sigurohet që të gjitha operacionet e kompanisë të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga punëdhënësi;
  • Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara që kompania ka në lidhje me klientët;
  • Ndjek dhe raporton ecurinë e stokut si dhe kujdeset për porositjen e artikujve të nevojshëm.Firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon mbylljen e gjëndjes së inventarit;
  • Përpilon me përgjegjësi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim (orarin normal të punës, orët jashtë orarit, ditët e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj), së bashku me kalkulimin e borderove dhe kërkon miratimin nga punëdhënësi;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
  • Diplomë në Degën Financë ose/dhe Kontabilitet,
  • Preferohet me eksperiencë të mëparshme (minimumi 2 vjet);
  • Aftësi shumë të mira të programeve financiare dhe paketës Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese;
  • Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@balkanscapital.al me subjekt “Aplikim pune për financier/e”
Afati i dorëzimit: 20/05/2018
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Leave a Comment