Vend i lirë pune: Avokat/Koordinator Projektesh

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:

– Një Avokat/Koordinator Projektesh
– Kontratë pune një vjeçare (2 muajt e parë kohë prove), me të drejtë ripërtëritje pas afatit një vjeçar,  në varësi të projekteve që organizata do të implementojë
– Me kohë të plotë pune (full-time).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:

  1. Ofrimi i ekspertizës ligjore dhe profesionale për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm si dhe përfaqësimin ligjor në gjykatat e brendshme dhe në Gjykatën e Strasburgut të çështjeve me natyrë strategjike, class action, amicus curiae dhe çështje të tjera të shkeljeve të të drejtave të shtetasve.
  2. Shkrimin dhe koordinimin e projekteve në fushën e ligjit dhe të sistemit të drejtësisë;
  3. Ofrimi i ekspertizës ligjore për trajtimin e ankesave të shtetasve, përpilimin e shkresave drejtuar ankuesve dhe institucioneve shtetërore, ofrimin e oponencës ligjore për projektligje apo projekt akteve të tjera;
  4. Hartimin në mënyrë cilësore, profesionale dhe brenda afateve të raporteve të monitorimit, të raporteve me natyrë studimore apo kërkimore;
  5. Kryerjen e monitorimeve dhe verifikimeve në institucione si gjykata, prokurori, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, Zgjedhjeve Parlamentare dhe Vendore, burgje, paraburgime, komisariate të Policisë së Shtetit, etj;
  6. Përfaqësimin e KShH-së në tryeza, seminare, trajnime, intervista në media dhe veprimtari të tjera kur kjo delegohet nga drejtori ekzekutiv;

Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) në Fakultetin e Drejtësisë (preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës)
  2. Të ketë mesatare të studimeve në Bachelor mbi 8.5 dhe në master mbi 8.5
  3. Të ketë liçencën e avokatisë, të cilën duhet ta ketë ushtruar të paktën 2 vjet.
  4. Të ketë punuar si jurist në sektorin publik, në sistemin e drejtësisë ose në organizatat ndërkombëtare apo të shoqërisë civile për të paktën 3 vite (preferohen kandidatët që kanë patur përvoja të mëparshme në shkrimin dhe koordinimin e projekteve).
  5. Të jetë njohës shumë i mirë i legjislacionit të reformës në sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të procesit të vettingut (preferohen kandidatët që kanë patur përvoja të mëparshme angazhimi në hartimin, zbatimin apo monitorimin e reformës në sistemin e drejtësisë);
  6. Të jetë njohës shumë i mirë i standarteve të të drejtave dhe lirive të njeriut (të parashikuara në Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë dhe në legjislacionin vendas)
  7. Të ketë aftësi shumë të mirë analitike të ligjit dhe zbatimit të tij si dhe aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur;
  8. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze)
  9. Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit
  10. Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mirë organizative

Mënyra e Aplikimit.

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 31 Janar 2019, ora 17.00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV
  2. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “8” dhe “9” më sipër;
  3. Letër Motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
  4. Të paktën dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo stafi akademik i Fakultetit ku kanë ndjekur studimet për drejtësi

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 6 Shkurt 2019, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.

Leave a Comment