Vend i lirë pune/ Agjent Doganor në Tiranë

NJOFTIM PUNE
Milsped Albania shpk është kompania që operon prej disa kohësh në tregun shqiptar,profilizuar për të ofruar një gamë të plotë sherbimesh në fushën e Logjistikës,për bisneset shqiptare dhe ato rajonale.
Milsped Albana ështe një kompani e perbashkët e Balfin Group (www.balfin.al) me Milsped Group (www.milsped.com), ku kjo e fundit është një nga kompanitë lider në tregun rajonal të logjistikes,me degë të saj në Serbi, Mal të Zi, Slloveni, Kroaci, Bosnje&Hercegovine dhe Rusi.
Kjo kompani përbën risi në tregun shqiptar për faktin,sepse ofron për partneret dhe klientet e saj gjithcka në fushen e shërbimeve logjistike (3PL Services),ku në kuptimin më të gjerë të nocionit “Single Point of Contact” mund të mbulojë gjithcka në ketë fushë ,që nga terheqja e mallit në vendin e origjines apo tek furnitori kudo që ndodhet,gjithë zinxhirin e intralogjistikës që kalon produkti (zhdoganim, magazinim, trajtim, pregatitje në bazë të porosive), deri tek levrimi për konsumatorin final.
Milsped Albania kërkon të punësojë :
Pozcioni: Agjent Doganor pranë doganës Tiranë
Pershkrimi i punes:
Agjenti doganor I Milsped Albania zhvillon veprimtarinë e tij/ saj pranë sektorit doganor të kompanisë dhe ka për detyrë përmbushjen me sukses dhe korrektësi të proceseve të deklarimeve doganore nga ana e klienteve të Milsped Albania,duke bere të mundur një përfaqësim sa me të pergjegjëshem dhe qualitative të këtyre klienteve, përpara Autoritetit Doganor.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Të realizojë pranimin e deklarimeve doganore dhe hapjen e proceseve
- Të siguroje korrektësinë e dokumentacionit dhe fillimin në kohë të procesit
- Të bej klasifikimin korrekt dhe cilesor të kodeve tarifore
- Të kerkoj nga klienti garantimin e dokumetacionit shtesë,për të mbështetur deklarimin,nëse është e nevojshme.
- Të listoj të gjithë dokumentacionin,që klienti duhet të paraqes përpara autoritetit
- Të ndjekë ecurine e procesit,vijimin, stadet ku kalon deklarimi
- Të njoftoj në kohë klientin për problematikat e shfaqura gjatë procesit të deklarimit
- Të perfaqesoj denjësisht dhe në menyrë qualitative interesat e klientit përpara Autoritetit doganor
- Të zbatoj politikat e kompanisë në fushen e zhdoganimeve,pa cënuar integritetin e autoritetin doganor.
- Të kerkoj me përpikmeri zbatimin e marrëveshjeve dhe shlyerjen e detyrimeve të klienteve ndaj autoritetit doagnor dhe kompanisë.
Edukimi Kualifikimi:
- Të kete diplome universitare
- Të kete kryer kurset specifike,që Autoriteti doganor ndërmer për të licensuar agjentë doganorë
- Të ketë ne zotërim një license të vlefshme të agjenitit doganor
- Eksperiencë e ngjashme 2-3 vite
- 5. Të ketë njohuri të sistemeve kompjuterike dhe perdorim adekuat të MS Office, Excel dhe Word si dhe preferohet experience në perdorimin e softwatre-it të doganes: Asycuda
Aftësitë:
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
- Prioritet puna në grup
- I hapur ndaj sfidave dhe detyrave që i ngarkohen
- Preferohet experience e mëparshme pune me agjensitë doganore
- Të ketë iniciative, energji, rekorde të mira në bashkepunimin e mëparshëm me Autoritetin doganor.
Mënyrat e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm deri në dt. 30 Prill 2016
- CV
- Letër Interesi & Referenca Pune
-Nëpërmjet postës elektronike në adresën e email-eve : elpina.caci@milsped.com;
Adresa: Milsped Albania, Godina e Parkut Logjistik, Rr. Gryka e Kacanikut,Autostrada Tirane-Durres,km5, prapa fabrikes Coca-Cola,Laknas, Tirane