Universitet veror në Bukuresht

Përshkrimi
Universiteti i Bukureshtit për Studime Ekonomike (ASE) së bashku me partnerë organizues të tjerë ka kënaqësinë t’ju ftojë për të marrë pjesë në një nga përvojat më interesante të kësaj vere:Universiteti Veror i Bukuresht 2106. Ky edicion i 12-të i shkollës ndërkombëtare të verës, mbahet çdo vit në Bukuresht duke mbledhur studentë nga e gjithë bota për të diskutuar tema të ndryshme në fushën e ekonomisë.
Kurset do të zhvillohen mes 14 dhe 28 gushtit 2016. Së bashku me folës dhe profesorë nga universitetet më të mira dhe nga kompani në mbarë botën, 55 pjesëmarrës do të kalojnë 2 javë në kampusin e Universitetit të Bukureshtit për Studime Ekonomike, duke përfshirë një fundjavë të zgjatur duke eksploruar destinacionet më të veçanta të gjithë vendit.
Mos humbisni mundësinë për të aplikuar për përvojën e këtij viti!
Kjo është mundësi e përkryer për të zbuluar një vend të ri, shumë njerëz të rinj nga e gjithë bota dhe për të mësuar një shumë informacion të madh!
Tema e këtij viti është “Vlera Publike, Politike dhe Menaxhimi Publik në Bashkimin Evropian”.
Kriteret
Studentët nga e gjithë bota janë të ftuar të aplikojnë.
Shpenzimet
Në qoftë se ju doni të merreni në konsideratë një bursë të plotë ju duhet të shkruani një ese (1200 fjalë në një dokument Word, e shkruar me Times New Roman, madhësia 12, Hapësira 1,5) deri në 1 korrik (do të merrni rezultatet në 17 korrik) për temën: E ardhmja e politikës dhe menaxhimit publik në Bashkimin Evropian.
Udhëzimet – Eseja juaj mund të referohet në pikat e mëposhtme:
- Aspektet kryesore dhe karakteristikat e kulturës politike evropiane;
- Inovacionet e politikës dhe menaxhimit publik në BE;
- Politika europiane kundrejt politikës botërore;
- Menaxhimi publik dhe etika;
- Reforma e menaxhimit publik, mundësitë dhe trajnimet e barabarta;
- Ndarja e hartimit të politikave dhe zbatimi;
- Tendencat e ardhshme në administratën publike Evropiane;
- Nëse dëshironi të aplikoni për pagesë të pjesshme (290 euro) atëherë ju duhet të shtoni në CV-në tuaj edhe formularin e aplikimit, letrën tuaj të motivimit dhe do ti dërgoni ato në adresën application@bsu.ase.ro para datës 12 korrik (ju do të marrni rezultatet para datës 15 korrik).
- Për aplikim me pagesë të plotë (590 euro) ju duhet të shtoni në CV, Formularin e Aplikimit dhe ti dërgoni në adresën application@bsu.ase.roderi në 12 korrik (ju do të merrni rezultatet para datës 15 korrik).
* Gjatë Universitetit veror ekipi organizator do ju garantojnë: akomodimin, të gjitha ushqimet, transportin nga dhe në aeroport, udhëtimin në fundjavë (hotele, ushqim, transport), dhe aktivitete jashtëshkollore.
* Asnjë nga metodat e pagesës nuk përfshijnë kostot e transportit për të shkuar dhe tu larguar nga Rumania!
Aplikimi
- Shkruani CV-në tuaj (modelin mund t’a gjeni KËTU) dhe plotësoni Formularin e Aplikimit (gjithashtu mund t’a shkarkoni KËTU)
Nëse keni ndonjë pyetje, shkruani në: application@bsu.ase.ro
Faqja zyrtare: LINK
Me pelqejne seminare qe ju zhvilloni