Universitet veror në Bukuresht, Rumani

Afati i aplikimit: 10 Qershor 2018
Kush mund të aplikojë: student të të gjitha niveleve (bachelor, master dhe PhD), nga Evropa dhe nga e gjithë bota
Aktivititeti: 12 – 26 Gusht 2018, Bukuresht, Rumani
Përshkrimi
Universiteti Veror i Bukureshtit është një event kulturor dhe akademik ndërkombëtare, i cili do të zhvillohet ndërmjet 12 dhe 26 gushtit 2018, duke u fokusuar në problemet ekonomike dhe fushat e interesit të ndërlidhura dhe ka si objektiv kryesor promovimin e vlerave të përbashkëta akademike. Së bashku me folësit dhe profesorët nga universitetet dhe kompanitë më të mira në botë, 55 pjesëmarrës do të kalojnë 2 javë në kampusin e Universitetit të Studimeve Ekonomike të Bukureshtit, duke përfshirë një fundjavë të zgjeruar duke eksploruar destinacione të veçanta në të gjithë vendin.
Universiteti Veror i Bukureshtit është i hapur për studentët e universitetit nga të gjitha nivelet (bachelor, master dhe Ph.D.), nga Evropa dhe nga e gjithë bota.
Gjatë shkollës verore ekipi organizues do t’ju garantojë: akomodimin, 3 vakte në ditë, transportin nga dhe në aeroport, udhëtimin e fundjavës (hotele, ushqim, transport), kurset dhe aktivitete jashtëshkollore.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit, të cilin e gjeni në këtë LINK
Ju gjithashtu duhet të dërgoni:
- CV + Ese (duhet t’i dërgoni në adresën application@bsu.ase.ro)
- Rreth esesë: Formati 1200 fjalë (Times New Roman, Size 12, Spacing 1,5 | ruajeni në një format dokumenti WORD)
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK