Universitet Veror 10-ditor në Austri

Kush mund të aplikojë: individë të motivuar nga fushat e Sipërmarrjes, Arkitekturës dhe Turizmit
Eventi: 30 Qershor -10 Korrik 2016 Villach, Austri
Afati i aplikimit: 21 Mars 2016
Përshkrimi
Universiteti Veror Ndërkombëtar Carinthia (iSUC) është themeluar me idenë për sjellë së bashku studentë nga e gjithë Evropën (fokus në Evropën Qendrore dhe Lindore) me studentët nga Austria. Gjatë programit dhjetë-ditor studentët shumë të talentuar iu jepet mundësia për të punuar, të menduar dhe mësuar së bashku në një ambient ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor.
Për herë e nëntë, iSUC do të sjellë së bashku individë shumë të motivuar nga fusha e sipërmarrjes, Arkitekturës, dhe Turizmit për të zhvilluar ide të reja, për të punuar në drejtim të zgjidhjeve të reja, dhe për të ndërtuar një rrjet të fortë në një mjedis ndërkombëtar dhe multidisiplinor. Universiteti Veror Ndërkombëtar Carinthia iu fton të merrni pjesë në universitetin 10-ditor veror nga data 30 qershor deri në 10 korrik 2016 në Villach, Austri, duke iu ofruar trajnim të specializuar akademik në temat e mëposhtme:
- Sipërmarrje dhe Menaxhim Inovativ (IM&E);
- Dizanj Urban dhe Arkitekturë (UD&A);
- Menaxhim Destinacioni dhe Turizëm (DM&T).
Kriteret
- Aplikantët duhet të jenë studentë të interesuar dhe / ose të diplomuarit kohët e fundit që janë në pritje për të zgjeruar horizontin e tyre akoma më tej dhe të gatshëm për të mësuar akoma më shumë;
- Veçanërisht do të vlerësohet eksperienca praktike si dhe aftësitë e mira gjuhësore dhe përgatitjet e ndryshme.
Kostot
- Tarifa: 350 Euro;
- Aplikantët më të kualifikuar do t’iu ofrohet burse që mbulon tarifën prej 350 Euro.
Si të aplikoni
Për të aplikuar për Universitetin Ndërkombëtar Veror Carinthia , ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit online para datës 21 Mars 2016, duke klikuar në këtë LINK
Për pyetje lidhur me procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni: office@summeruniversity.at
Për më shumë informacione, ju lutemi kontrolloni thirrjen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK