Udhëtim raportues Cafébabel në Poloni

Përshkrimi

Këtë vit, Cafébabel do të shkojë në 7 qytete të ndryshme të Evropës për raportin e tyre të ri artistik “BE gjithashtu”. Duke ndjekur eventin në Budapest që u zhvillua në shtator dhe atë të Madridit në tetor, ata do të drejtohen për në qytetin e bukur të Krakov nga 25-29 nëntor 2015.

Për raportin e tyre të ardhshëm artistik, “BE gjithashtu”, Cafébabel do të takohet me të rinjtë e zhgënjyer të Evropës. Kush janë këta të rinj, që e kontestojnë konsensusin evropian dhe e lënë atë prapa në favor të ideve alternative? Pse ata ndihen të përfaqësuar keq? Çfarë është ajo që ata duan të ndryshojnë? Për çfarë shpresojnë në të ardhmen ata? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, ju do të takoheni dhe intervistoni ato në qytetet dhe lagjet e tyre.

Afati i aplikimit:  30 Tetor 2015
Kush mund të aplikojë? Gazetarë, fotografë, regjizorë nën 35 vjeç nga Evropa

Eventi: 25-29 Nëntor 2015 Krakov, Poloni

Roli juaj

Objektivi do të jetë për të dëgjuar zërat e këtyre të rinjve për përfshirjen e tyre në debatin evropian. Kaloni kohë me vendasit, përshkruani se çfarë ju shihni, ndjeni dhe mësoni prej tyre. Tregoni historinë tuaj në një mënyrë krijuese dhe personale, të mbështetura me fakte, statistika dhe burime të verifikueshme.

Kriteret

Cafébabel është në kërkim për 2 gazetarë të shtypit, 1 fotograf dhe 1 regjisor nën 35 vjeç nga Evropa.

Kostot

Pasi të zgjidheni, ju do të duhet të rezervoni fluturimet tuaja apo trenat në Krakov, një shumë prej deri në 280 euro do të rimbursohet nga Cafebabel (ju duhet të ruani faturat tuaja). Shpenzimet e tjera të udhëtimit dhe ushqimit do të rimbursohen deri në 200 euro (për më shumë informacion kontaktoni zyrtaren e projektit Laura në l.perret@cafebabel.com). Ekipi do të qëndrojë në një hotel që do të rezervohet nga Cafébabel.

Aplikimi

Dërgoni në eu-too@cafebabel.com CV-në tuaj me 3 propozime artikujsh (të tre rreshta secila), si dhe sugjerimet e intervistave të mundshme. Nëse ju jeni duke aplikuar për pozicionet e fotografit ose regjizorit, ju lutemi dërgoni një link për portofolin tuaj gjithashtu.

Artikuj-Propozimet tuaja duhet të lidhen me një nga katër kategoritë e raportimit: Politika, kultura, shoqëria, ose mënyra e jetesës.

 

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë link.

Leave a Comment