Tryezë/ Prioritetet e kërkimit dhe prioritetet kombëtare: Ku takohen?

TRYEZË DISKUTIMI ME AKTORËT E INTERESIT
Data: 27 Prill 2016 / Hotel Tirana International (Salla Teuta)
Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në tryezën e diskutimit “Prioritetet e Kërkimit dhe Prioritetet Kombëtare: Ku takohen?”, që do organizohet në datën 27 Prill, 2016.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të adresojë sfidat kryesore me të cilat përballen programet doktorale (me fokus në shkencat sociale) në Shqipëri, duke identifikuar mundësitë drejt ekselencës dhe ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor.
Përgjatë periudhës Nëntor 2015 – Shkurt 2016 një grup hulumtuesish, ka ndërmarrë kryerjen e një vlerësimi të situatës së programeve doktorale në vend, analizë kjo e shtrirë në periudhën 2011-2015. Vlerësimi është orientuar në tre linja kryesore: vlerësim i bazuar në të dhëna statistikore; vlerësim i bazuar në opinionin e stafit akademik të universiteteve dhe vlerësim i bazuar në rishikimin e temave doktorale të përfunduara. Për secilën nga këto linja janë dhënë rekomandimet përkatëse.
Të ftuar në këtë tryezë diskutimi janë përfaqësues të institucioneve politikëbërëse në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, universiteteve dhe hulumtuesve në vend.
Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në: info@idmalbania.org.
P R O G R A M I
10.00 – 10.10 Fjala hyrëse / Moderatore
Dr. Elona Dhëmbo – Këshilltare e Programit për Promovimin e Kërkimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor
10. 10 – 10.20 Prezantim i Dokumentit të Politikave “Kërkimi shkencor në studimet e Doktoratës në shkencat sociale” në Shqipëri
Prof. Asoc. Dr. Merita Xhumari – Universiteti i Tiranës
Dr. Enri Hide – Universiteti Europian i Tiranës
10:20 – 10:30 (Pa) Ndershmëria Akademike në Shqipëri: Shqetësime të plagjiaturës
Besfort Lamallari (MA) – Kërkuesit e Rinj RRPP
10.30 – 12:30 Orientimi i studimeve të doktoratës në shkencat sociale: Përafrimi me hapësirën evropiane të kërkimit
• Prioritetet kombëtare për orientimin e studimeve të doktoratës
• Praktikat e njehsimit të doktoraturave të përfunduara jashtë Shqipërisë
• Sistemet e mbrojtjes ndaj plagjiaturës, ku mund të ndërhyet?
• Open science – aksesi i doktoraturave nga aktorët e interesuar
Dr. Redi Shtino – Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit
Dr. Geron Kamberi – Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
TBC – Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Assoc. Prof. Dr. Etleva Hyskaj – Instituti i Studimeve Evropiane
Dr. Ardian Marashi – Qendra e Studimeve Albanologjike
Dr. Albana Canollari – Përfituese e Fondit të Ekselencës
Prof.Dr. Nertila Gjini – Zëvendës Rektore e Universitetit të New York, Tiranë
Prof. Dr. Fatos Tarifa – Rektor, University of New York Tirana
12.30 Përfundime
Drekë bufe