Tre çmime-8500 $/ Konkurs për Ide Inovative Ndriçimi

Kush mund të aplikojë? Projektues/dizanjer ndërkombëtarë për të zhvilluar koncepte ndriçimi innovative
Çmimet: Një total prej $8,500 do të jepen për tre çmimet e para fituese
Afati i aplikimit: 31 Janar 2016
Përshkrimi
Fondacioni CLU ka lançuar edicionin e dytë të konkursit CLUE (Ndriçimi i Komunitetit për Mjedisin Urban), duke ftuar dizanjera në mbarë botën për të zhvilluar konceptet e reja të ndriçimit. Konkursi i dytë me temë “Lightius Loci, Spirit of Light” ju fton të mendoni për shpirtin e një vendi ku drita nuk i largohet parimi të projektimit gjenial ‘loci’.
Kandidatët duhet të zgjidhen një vend pa kufizim shkalle, vendndodhje, brenda dhe jashtë, dhe të sigurojë një përgjigje në përputhje me realitetin vendor. Propozimet do të vlerësohen kryesisht në bazë të rëndësisë së planit të ndriçimit në lidhje me vendndodhjen e përzgjedhur dhe kontekstin.
Qëllimi i organizatorëve është inkurajimi dhe sfidimi i dizenjuesve të rinj të tillë si student (Universiteti & Kolegje) dhe Profesionistë në zhvillim (që kanë më pak se 5 vite në profesionin e tyre) për të hartuar konceptet e ndriçimeve të reja për hapësirat e brendshme dhe të jashtme, të stimulojë idetë sfiduese dhe të njohin individët që krijojnë këto ide.
Kriteret
Grupi i kandidatëve të synuar janë studentët e dizajnit apo fusha të tjera të ngjashme.
Çmimet
Çmimi i parë –$ 5,000
Çmimi i dytë– $ 2,500
Çmimi i tretë– $ 1,000
Si të aplikoni
Ju mund të regjistroheni dhe të bëni aplikimin tuaj në faqen zyrtare, si dhe të kontrolloni seksionin FAQ për të marrë përgjigjet e pyetjeve tuaja.