Tre çmime 10 mijë Euro/ Konkurs për studentët e Arkitekturës

Çmimi “Blue”-Konkurs për Arkitekturën e Qëndrueshme
Kush mund të aplikojë: Studentë të programeve Bachelor dhe Master në arkitekturë, urbanizëm dhe planifikim rajonal
Afati i aplikimit: 10 Maj 2016
Çmimet: Një total prej 10 mijë Euro do të ndahet nga juria midis tre kategorive konkuruese
Përshkrimi
Çmimi “Blue” synon të krijojë një rrjet ndërkombëtar të shkollave dhe fakulteteve të arkitekturës, si dhe fakulteteve të inxhinierisë civile që kanë përfshirë temën e qëndrueshmërisë në mësimet e tyre.
Kriteret
Konkursi është i hapur për studentë universitetesh që ndjekin programet Bachelor dhe Master, si dhe studentë që punojnë për një tezë të diplomës ose disertacion, në fushat akademike të arkitekturës, urbanizmit dhe planifikimit rajonal, si dhe inxhinieri civile, duke vërtetuar regjistrimin në një nga semestrat në vijim:
Semestër Veror 2014
Semestër Dimëror 2014/15,
Semestër Veror 2015
Semestër Dimëror 2015/16
Semestër Veror 2016.
Çmimet
Një total prej 10,000 Euro do të ndahet në këto kategori:
- Zhvillim urban dhe Transformim, Zhvillim Peisazhi;
- Ndërtesa Ekologjike dhe Ndërtimi në Struktura Ekzistuese;
- Innovative Systems and Detailed Solutions.
- Sisteme inovative dhe Zgjidhje të Detajuara
Përveç këtyre, një çmim special do të shpërndahet për fushën e inxhinierisë së drurit ose për përdorimin e drurit. Një projekt do të zgjidhet nga juria për konstruktivitetin e zgjidhjes së saj unike, teknike apo të projektimit, në mënyrë specifike përmes përdorimit të drurit, për sa i përket qëndrueshmërisë.
Si të aplikoni?
Për formularët zyrtarë, ju lutemi ndiqni këtë LINK.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi drejtohuni sektorit të “Pyetjeve & Përgjigjeve” në këtë LINK.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni thirrjen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.