Travel Massive Albania 5: Startup-e në fushën e turizmit

Një aktivitet i veçantë na pret me datë 27 Prill. Në Travel Massive Albania do të prezantohen disa startup-e në fushën e turizmit, aplikacione që kanë për qëllim promovimin e Shqipërisë si një vend turistik dhe të ofrojnë lehtësi dhe shërbime për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë. Për këtë muaj, aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Talent Garden Tirana, hapësirë sociale co-working për persona që punojnë në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm.

Këto nisma do të prezantojnë shërbimet dhe atë çka ofrojnë për turistët dhe mundësitë për bashkëpunim me aktorë të tjerë të fushës së turizmit.

Nismat që do të prezantohen në aktivitet:

– 1001 Albanian Adventures (audio guidë disa gjuhëshe për qytetin e Beratit)
– ShareAlbania (aplikacion)
– Tung.al (aplikacion)

Për të marrë pjesë në aktivitet, duhet të regjistroheni në platformën Travel Massive, duke klikuar këtu: https://travelmassive.com/events/2016/04/travel-massive-albania-5-tourism-startups-albania

Ky aktivitet organizohet nga platforma Invest in Albania.
Sponsor: Red Bull, Talent Garden

Ju mirëpresim në ambientet e Talent Garden Tirana, më datë 27 Prill (E Mërkurë), ora 18:30.
Adresa: Rruga Donika Kastrioti, pallati mbrapa Kullave Binjake (tek Ambasada e Kosovës), Tiranë, Shqipëri.

Leave a Comment