Trajnime në Itali dhe Kosovë për të rinjtë shqiptarë

‘’Thirrje për të rinj të cilët kanë interes të jenë sipërmarrës në  Agro-Turizem’’

Trajnimi i parë: “The Agro-Tourist Challenge”
Vendi: Peja, Kosovë
Periudha: 06-12 Qershor, 2018

Trajnimi i dytë: “A Green Stake”
Vendi: Uri, Itali
Periudha: 04-10 Shtator, 2018

Mosha e pjesëmarrësve: 18-32 vjec
Është kusht që pjesëmarrësit të marrin pjesë në të dyja aktivitetet.
Pjesëmarrësit duhet të kenë nivel mesatar të gjuhës angleze.
Kostot e akomodimit dhe transportit janë të mbuluara.

Pjesëmarrësit e interesuar duhet të dergojne CV dhe shprehje interesi brënda datës 30 mars tek info@etmi-al.org duke treguar eksperiencat e tyre në lidhje me agro-turizmin dhe arsyen që duan të marrin pjesë në trajnim. Është e rekomandueshme që pjesemarresit të kenë eksperienca të mëparshme në fushën e turizmit por nuk është kusht.

‘’Itineraret Agro-Turistike për ndryshime të qëndrueshme’’ është projekt në kuadër të programit ”Erasmus plus” zbatuar nga 6 organizata partnere. Qëllimi i projektit është nxitja e të rinjve për të qenë aktor në zhvillimin e agro-turizmit nëpërmjet aftësimit të tyrë në sipërmarrje dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore. Ky projekt ka një kohëzgjatje prej dy vjetësh përbërë nga 2 aktivite kryesore.

Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit është partner në projekt duke pasur nje rol tepër të rëndesishëm gjatë zbatimit të tij i cili lidhet me mentorimin e të rinjve gjatë zbatimit të planeve të biznesit.

Më shumë informacion gjendet në këtë LINK.

Leave a Comment