Trajnime në Hagë për forcimin e kapacitetit institucional në Zbatimin e Ligjit

Ministria e Punëve të Jashtme e Hollandës, Departamenti i Evropës (DEU), Instituti T.M.C. Asser, në bashkëpunim me Ecorys Nederland BV dhe Akademinë e Hagës për Qeverisje Lokale do të zbatojë Programin e MATRA PATROL për Forcimin e kapaciteteve institucionale në zbatimin e ligjit – gjatë periudhës 2012-2015.
Ky program trajnimi ka për qëllim të stimulojë, mbështesë dhe të kontribuojë në zbatimin efikas të Acquis të BE-së në fushën e ‘sundimit të ligjit’ dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Hollandës dhe vendeve të synuara duke ndarë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme me këshilltarët e politikave, anëtarët e gjyqësorit dhe nëpunësit e tjerë civilë.
MATRA PATROL financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Hollandës.
4 – 14 Tetor: Administrimi i Drejtësisë
Forma e aplikimit
Afati i aplikimit: 2 Gusht 2015
Forma e aplikimit
Afati i aplikimit: 2 Gusht 2015
4 – 14 Tetor: Prokurimet Europiane
Forma e aplikimit
Afati i aplikimit: 2 Gusht 2015
18 – 28 October: Zgjidhja alternative e konflikteve
Forma e aplikimit
Afati i aplikimit: 16 Gusht 2015
Vendet që mund të marrin pjesë: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Tarifat dhe shpenzimet:
Qeveria e Hollandës do të mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesmarrësit e zgjedhur.
Kriteret e pranimit
Pikat e rëndësishme mbi të cilat do të bazohet kryesisht përzgjedhja e pjesëmarrësve janë:
- Aplikanti duhet të jetë në një pune profesionale në një organizatë qeveritare;
- Aplikanti duhet të demonstrojë në mënyrë të qartë një nevojë të menjëhershme për këtë trajnim specifik;
- Aplikanti duhet të ketë përvojë me praktikat aktuale gjyqësore dhe shumë aspekte të reformës gjyqësore (ligjore) në vendin e tij/saj
- Aplikanti duhet të ketë një nivel të mirë të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze;
- Aplikanti duhet të jetë i motivuar dhe entuziast;
- Aplikanti duhet të ketë minimumi 3 vite ekseriencë pune
- Të ketë një letër rekomandimi të firmosur nga punëdhënësi
Si të aplikoni:
- Ju lutemi lexoni kriteret e mësipërme të pranimit me kujdes. Aplikantët të cilët përmbushin të gjitha kriteret mund të vijojnë procesin e plotësimit të formularit të aplikimit;
- Please follow the link below to the training programme of your choice;
- Ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtëm për programin trajnues që keni zgjedhur;
- Ju lutemi plotësoni të gjitha fushat e kërkuara.
- Ju lutemi ngarkoni një letër rekomandimi të firmosur nga punëdhënësi juaj actual në fushën e kërkuar në formularin e aplikimit
Aplikimet e ngarkuara me sukses do të marrin një e-mail automatik konfirmimi. Ju lutemi kontaktoni në këtë adresë e-maili matrapatrol@asser.nl nëse nuk merrni e-mailin automatik brenda një ore.
Aplikantët do të informohen për rezultetet e aplikimit të tyre rreth 4 javë përpara nisjes së programit të trajnimit.