Trajnime mbi Promovimin e Iniciativave Rinore

Afati i aplikimit: 10 Maj 2017
Instituti Demokratik Amerikan (NDI) fton të rinj e të reja të moshës 18-30 vjeç, nga forumet rinore të partive politike, këshillat bashkiakë, aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë investigativ, të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit të NDI-së. Ky program synon promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në vendimmarrjen publike me qëllim luftimin e korrupsionit. Programi do të fillojë në maj 2017 deri në mars 2018 dhe do të përfshijë të rinj nga bashkia e Vlorës, Fierit, Elbasanit, Beratit, Dibrës dhe Lezhës.
Programi do të përmbajë tre module trajnimesh intensive dhe mentorim që nga konceptet bazë të praktikave që luftojnë korrupsionin, parimet e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit për postet publike, e deri te zhvillimi i aftësive se si të kemi akses ndaj informacioneve publike, analizimin e alokimit të buxhetit për shërbime publike kundrejt shpenzimeve, si edhe hartimin e rekomandimeve që rrisin llogaridhënien publike dhe transparencën e qeverisë vendore.
Nëse shihni se gjerat nuk po shkojnë siç duhet në komunitetin tuaj, keni pritshmëri më të mëdha për transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes vendore, dhe doni të kontribuoni aktivisht në luftën kundër korrupsionit, atëherë bëhuni pjesë e programit tonë për të marrë njohuritë e duhura dhe aftësitë praktike për ta bërë qeverinë vendore të punojë në të mirë të interesave të qytetarëve. Pas përfundimit me sukses të ciklit të trajnimeve dhe angazhimit serioz në iniciativa vendore anti-korrupsion, NDI do të japë për të pjesëmarrësit e programit edhe një çertifikatë.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment