Trajnim/ Transparenca dhe Monitorimi i Financave Publike me OSHC-të në Nivel Lokal

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) një organizatë promotore e të dhënave të hapura, transparencës dhe llogaridhënes, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, po organizon trajnime dy ditore mbi monitorimin e shpenzimeve qeveritare dhe transaprecën në shpërndarjen e fondeve publike. Ky trajnim është organizuar në kuadrin e projektit “Përkrahja e Masave Kundër Korrupsionit në Shqipëri”, i zbatuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Agjencisë Italiane për Zhvillim të Bashkëpunimit dhe kontributi i Shkollës Italiane të Administratës Publike. Thirrja për aplikimi ju drejtohet atyre organizatave në nivel lokal që janë të interesuar mbi temën dhe që janë përfaqësues të shoqërisë civile dhe paneleve qytetare në bashkitë Tiranë, Korçë, Kuçovë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Metodologjia e trajnimit është interactive duke synuar pjesmarrje dhe shkëmbim experience përvec prezantimit të njohurive nga Lektorë / Trajner.
Të interesuarit mund të plotësojnë formën e aplikimit në këtë LINK. Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen përmes emailit mbi përzgjedhjen për pjesmarrje në trajnim.
Ju lutem vini re se një agjendë dhe program më i detajuar për trajnimet do të pasojnë së shpejti për shoqatat e përzgjedhura
Njoftimi zyrtar mund të gjendet në këtë LINK