Trajnim – Thirrje për pjesëmarrje

Programi “Europe for Citizens/Evropa për Qytetarët” ka shpallur thirrjen për 3 komponentë të tij, me afat aplikimi datën 2 Shtator 2019.

Ministria e Kulturës, në cilesinë e Koordinatorit Kombëtar për këtë Program, në bashkëpunim me Asistencën Teknike të BE-së për Programet Evropiane dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë një Ditë Trajnimi të dedikuar për përfaqesuesit e organizatave të shoqërise civile në datën 10 korrik 2019 në Tiranë.

Ju ftojmë të shprehni interesin për të marrë pjesë me 1 (një) përfaqësues nga organizata juaj duke na shkruar përmes e-mailit tek union_programmes@humelica.be , deri në datë 6 korrik 2019.

Vetëm organizatat e përzgjedhura do të njoftohen në lidhje me detajet për organizimin e trajnimit, Axhendën dhe vendin.

Për të marrë më shumë informacion sipas komponentëve të Programit Evropa për Qytetarët, klikoni në adresat e mëposhtme:

– Civil Society Projects/Projektet e Shoqerisë Civile që targeton kryesisht shoqërinë civile (deri 150.000 Euro) 
https://eacea.ec.europa.eu/…/funding/civil-society-projects…

– Town Twinning/Binjakëzimi i Qyteteve (shuma deri 25.000 Euro) 
https://eacea.ec.europa.eu/…/…/town-twinning-2019-round-2_en

– Networks of Towns/Rrjetëzimet e Qyteteve (deri 150.000 Euro) synojnë bashkitë kryesisht për t’u binjakëzuar apo rrjetëzuar me bashki nga vendet e tjera të BE-së dhe rajonit https://eacea.ec.europa.eu/…/funding/networks-towns-2019-ro…

Leave a Comment