Trajnim “Të mësojmë sot për një të ardhme të qëndrueshme”

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)”, mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin e rradhës me temë “Të mësojmë sot për një të ardhme të qëndrueshme”.
Qëllimi i këtij trajnimi është:
Zhvillimi i kapaciteteve të shoqatave në lidhje me Edukimin për Zhvillimin e Qëndrueshëm;
Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile me shkollat, si institucionet kryesor përgjegjëse të edukimit në Shqipëri; dhe
Njohja me Axhendën 2030 dhe roli i Shoqërisë Civile në Zhvillimin e Qëndrueshëm të vendit.
Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Tiranës gjatë dy të shtunave të një pas njëshme, në datat 14 Prill dhe 21 Prill 2018.
Nisur nga specifikat e këtij trajnimi, si dhe për një qëndrueshmëri më të madhe të njohurive që do të jepen në këtë trajnim, REC Shqipëri sugjeron që aplikantët e këtij trajnimi të jenë mësues të arsimit në sitemin parauniversitar (AMU, AML); drejtues shkollash apo punonjës të DAR/ZA-ve; që janë njëkohësisht dhe anëtarë të OJF-ve mjedisore.
Ky trajnim do të përfshijë vetëm organizatat të cilat vijnë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Pjesëmarrësit që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje nga drejtuesi i OJF-së dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim dhe numrin personal të identifikimit të tij (ID)n.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën druci@rec.org, brenda datës 4 Prill 2018.
Pjesëmarrësit që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nëpërmjet emailit nga REC Shqipëri, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.
Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen në trajnim.
Për më shumë informacion lidhur me këtë trajnim mund të kontaktoni me:
Daniela Ruçi | REC Shqipëri
E-mail: druci@rec.org
Tel/faks: +355 4 223-2928;
Internet: www.senior-a.al dhe http://albania.rec.org