Trajnim “Siguria ushqimore – mbrojtja dhe mirëqënie e popullatës dhe roli i Shoqërisë Civile”

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)”, mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin e rradhës me temë “Siguria ushqimore – mbrojtja dhe mirëqënie e popullatës dhe roli i Shoqërisë Civile”.
Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i njohurive në fushën e sigurisë ushqimore në vendin tonë, njohja me institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe inspektimin e produkteve ushqimore, cilat janë ndikimet mjedisore dhe rreziqet shëndetësore lidhur me ushqimin e sigurt dhe çfarë roli mund të luajë shoqëria civile në këtë drejtim.
Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Tiranës, në datat 20 – 21 Mars 2018.
OJF-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën ghoxha@rec.org, brenda datës 12 Mars 2018.
OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nga REC Shqipëri, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.
Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë dieta, udhëtim dhe akomodim për ata që udhëtojnë nga jashtë qytetit).
Për më shumë informacion lidhur me këtë trajnim mund të kontaktoni me:
Genta Hoxha | REC Shqipëri
E-mail:ghoxha@rec.org
Tel/faks: +355 4 223-2928;
Internet: www.senior-a.al dhe http://albania.rec.org