Trajnim shqip online falas/ Puna në Ekip Multidisiplinar për Trajtimin e Çështjeve të Abuzimit të Fëmijëve

Loading...

Ky trajnim ka të bëje me punën në ekipet multidisiplinare për trajtimin e rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje nga abuzimi, neglizhimi, dhuna dhe shfrytëzimi. Këto ekipe mblidhen në nivel vendor dhe koordinohen nga Punonjësi i Mbrojtjes së Fëmijëve.

Trajnimi u drejtohet të gjithë profesionistëve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Ai përmban metoda interaktive të të mësuarit dhe ofron njohuri mbi:

• Konceptet bazë të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve
• Konceptin e bashkëpunimit dhe faktorët që ndikojnë në praktikën multidisiplinare.
• Rolet dhe përgjegjësitë e çdo aktori përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve
• Vlerësimin e rrezikut
• Standartet e Shërbimit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe përgjegjësitë e aktorëve përgjegjës.

Pjesëmarrësit duhet të regjistrohen dhe kanë mundësinë ta ndjekin trajnimin nëpërmjet internetit në mënyrë individuale në çdo kohë, si dhe ti rikthehen vazhdimisht për të rifreskuar njohuritë.
Për profesionistët që përfundojnë të gjithë kursin, Terre des hommes do të lëshojë një çertifikatë pjesëmarrjeje, në bazë të kërkesës së tyre.

Moduli është hartuar nga Misioni i Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë dhe eshte pershtatur ne versionin online me mbështetjen e USAID dhe Plaformës për Mbrojtjen e fëmijëve për Evropën Juglindore – Childhub.

Faqja zyrtare në këtë LINK

Loading...

COMMENTS

Leave a Comment