Trajnim për të rinjtë në Has

A jeni një i ri nga qyteti i Hasit? Keni dëshirë të merrni pjesë në një trajnim me fokus parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm? Nëse po, jeni të ftuar të na dërgoni një CV brenda datës 23 Mars 2018 në e-mailin: info@peopleinfocus.org
People in Focus do të organizojë trajnimin me temë “Ndërgjegjësohu = Mposht Ekstremizmin”. Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian
Trajnimi do të zhvillohet më 26 Mars 2018 në qytetin e Hasit.
Kriteret e Përzgjedhjes së Pjesëmarrësve
📷 Të jëtë në moshën 16 – 30 vjeç nga qyteti i Hasit
📷 Të jetë i motivuar për pjesmarrje aktive gjatë trajnimit
📷 Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
📷 Të jetë i motivuar për t’u përfshirë në fushata në terren pas trajnimit
Pjesëmarrësit më të spikatur do të angazhohen në aktivitete të mëtejshme si veprimtari kërkimore në lidhje me perceptimin e qytetarëve mbi ekstremizmin e dhunshëm në qytetin e tyre dhe fushata në terren.
Ky trajnim do të zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërgjegjësohu = Mposht Ekstremizmin në qytetin e Hasit” i cili po implementohet nga People in Focus në bashkëpunim me Shoqata e Pyjeve Golaj.
Jeni të lutur të na shkruani në e-mailin info@peopleinfocus.org për çdo paqartësi apo informacion të mëtejshëm.

Leave a Comment