Trajnim për të Drejtat e Njeriut në Malin e Zi/ Kosto të mbuluara

Kush mund të aplikojë: punonjës të Rinjt, trajnues, lider të rinj nga Shqipëria, Estonia, Franca, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Turqi

Eventi: 1-10 Pill 2016 dhe 30 Shtator-9 Tetor 2016, Ulqin, Mali i Zi

Afati i aplikimit: 16 Shkurt 2016

Përshkrimi

Kurs Trajnimi Afatgjatë për të Drejtat e Njeriut 1-10 prill 2016 (trajnimi i parë) dhe 30 shtator-9 tetor 2016 (trajnimi i dytë). Në mes të trajnimit pjesëmarrësit duhet të ofrojnë seminare arsimore për të drejtat e njeriut për të rinjtë në komunitetin e tyre.

Niveli i lartë dhe shqetësues i diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë Europën, në shkolla, në lagje, në vendin e punës, etj, diskriminim nga shteti ose nga kolegët apo autoritetet shumë shpesh konsiderohen si normalitet në mesin e shumë të rinjve, të cilët janë ose viktima ose neutral dhe indiferent.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i kompetencave mes punonjësve të rinj për të përgatitur, ofruar dhe vlerësuar aktivitetet arsimore të të drejtave të njeriut për të rinjtë).

Kriteret

Punonjësit e rinj (nuk ka limit moshe, por preferohet mbi 18 vjeç) që kanë përgjegjësi në zhvillimin e projekteve/iniciativave (të paguara ose vullnetare) në organizatat e tyre;

Janë të motivuar në çështjet si të drejtat e njeruzt dhe edukimin për to;

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë një nivel në anglisht të paktën të mesëm (të jenë në gjendje të marrin pjesë në diskutim dhe në aktivitetet e trajnimit);

Kostot

Ky projekt është i financuar nga Erasmus + (KA2) i Komisionit Evropian. Referuar rregullave finanziare, mbulohen kostot e mëposhtme:

100% e kostove të akomodimit është e mbuluar (për të dy trajnimet);

Kostot e udhëtimit dhe vizës

Është një tarifë për pjesëmarrje, e rimbursueshme me vlerë 50 Euro. Tarifa e pjesëmarrjes do të paguhet gjatë kursit të parë trajnues dhe rimbursohet në kursin e dytë trajnues.

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar ju lutemi plotësoni FORMULARIN dhe dërgojeni në adresën andreea_loredana_psi@yahoo.com para dates 16 Shkurt 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni thirrjen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment