Trajnim për Kineastë/Artistë Vizualë të rinj

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut IHRFFA, me organizatën Open Mind Spectrum Albania (OMSA), në bashkëpunim me organizatën Hollandeze Stichting Art.1 në kuadër të projektit rajonal Youth Artivist for Change (YAC) së bashku organizojnë trainimin 5 ditor me temën Trajnim për Kineastë/Artistë Vizualë të rinjne datat 19-23 Shtator 2019, pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI, Tiranë, në Kinostudio, rruga Aleksandër Moisiu.

Trajnimi do të zhvillohet nga 19-23 Shtator 2019, nga ora 10:00-17:00. Gjuha e përdorur gjatë trajnimit do të jetë anglishtja. Aplikantët që do të pranohen do të kontaktohen përmes emaili/telefonit. Trajnuesi do të jetë Saleem Salameh, nga Hollanda.

Kriteret:

  1. të jeni mes 15 dhe 24 vjec,
  2. të flisni anglisht,
  3. të shkruani një letër motivimi

Dërgoni aplikimin tuaj në omsa.albania@gmail.com dhe info@afmm.edu.al

Në aplikimin tuaj duhet të përfshini:

  • Datëlindjen
  • Kontaktet tuaja (email, nr.telefoni)
  • Motivimin për të marrë pjesë
  • Mundësinë për të marrë pjesë gjatë gjithë trajnimit

Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me organizatën Stichtingart 1 në Hollandë. Ky cikël trajnimesh mbështetet financiarisht nga Ministria e Jashtme e Hollandës.

Afati i fundit i aplikimit: 12 Shtator 2019, ora 23:45

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment