Trajnim i paguar në Komisionin Evropian

Trajnim i paguar 5 mujor në Komisionin Evropian, duke filluar mnga data 1 mars ose 1 tetor.

Ju do të merrni një grant mujor prej 1,159.40 € që nga 1 marsi 2017 dhe rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit. Gjithashtu mund të bëhet sigurimi i aksidenteve dhe sigurimi shëndetësor.

Çdo vit, ekzistojnë rreth 1300 vende në dispozicion.

Nëse jeni një nga kandidatët e përzgjedhur ju merrni përvojë praktike në mjedisin ndërkombëtar dhe multikulturor. Kjo mund të jetë një pasurim i rëndësishëm për karrierën tuaj të mëtejshme.

Trajnerët punojnë në të gjithë Komisionin Evropian. Përmbajtja e punës varet shumë nga shërbimi që ju është caktuar. Ju mund, për shembull, të punoni në fushën e ligjit të konkurrencës, burimeve njerëzore, politikave mjedisore …
Puna e përditshme e një praktikanti tipik përbëhet kryesisht nga:

Pjesëmarrja dhe organizimi i takimeve, grupeve të punës, forumeve, dëgjimeve publike
Hulumtimi dhe përpilimi i dokumentacionit, raporteve, konsultimeve, përgjigjjes së pyetjeve
Kryerja e projekte

Kriteret e aplikimit:
Programi i trajnimit është i hapur për të diplomuarit nga e gjithë bota të cilët kanë:

Diplomë së paku 3 vite studimi (minimum Bachelor);
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose franceze ose gjermane (niveli C1 / C2 në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët);
Njohuri shumë të mira për një gjuhë zyrtare të dytë të BE-së (kërkohet për shtetasit e vendeve të BE).

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment