Trajnim nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u bën thirrje të gjithë nëpunësve të institucioneve shtetërore, por dhe individëve të tjerë të interesuar për punën me dokumentet, për të marrë pjesë në seminarin që do të zhvillohet për punën në arkiv – protokoll, nga data 21 tetor deri më 1 nëntor 2019.
Ky seminar ka për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të punonjësve të sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore qendore dhe vendore, për njohjen dhe zbatimin e Ligjit “Për Arkivat’’, si dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”.
Temat kryesore që do të trajtohen në këtë seminar do të jenë jenë:
1- Njohje me Ligjin “Për arkivat” dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republiken e Shqipërisë”.
2- Evidentimi i dokumenteve, qarkullimi dhe sigurimi i tërësisë së tyre në sekretari, si dhe mjetet e evidentimit.
3- Klasifikimi,sistemimi i dokumenteve arkivore, kriteret e klasifikimit, skemat e klasifikimit, kriteret e krijimit të njësive të ruajtjes, përshkrimi, renditja, inventarizimi dhe dorëzimi i dokumenteve .
4- Ekspertiza e vlerës së ruajtjes së dokumenteve, përmbajtja, qëllimi, parimet, kriteret, dhe organizimi i punës për kryerjen e saj.
5- Përpilimi i shkresave zyrtare si dhe rregullat për krijimin dhe zbatimin e elementëve të dokumentit.
6- Faktorët dëmtues të dokumenteve, mbrojtja dhe kushtet e ruajtjes e tyre
7 -Teknologjia dixhitale, dixhitalizimi i dokumenteve
8- Praktikë: njohuritë e marra në leksione dhe zbatimi i tyre në proceset e punës arkivore.
Në përfundim të seminarit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën përkatëse.
Për të marrë pjesë mund të aplikoni nëpërmjet emailit në dpa@arkiva.gov.al .
Të gjithë të kualifikuarit që do të vazhdojnë këtë seminar do të njoftohen individualisht po nëpërmjet e-mailit.
Afati i aplikimit: 10 tetor 2019
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.