Trajnim në Tiranë/ Shitja dhe menaxhimi i tyre

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë  organizon trajnimin “Shitja dhe Menaxhimi i tyre” në datat: 18-19-20 Tetor 2016.

Qëllimi i ketij trajnimi cshtë aftësimi i pjesëmarrësve, me metodat me te avancuara, për realizimin më të mirë të shitjeve. Ai është ideuar për një aftësim personave që përbejnë forcën e shitjes së kompanisë apo kanë interes të njohin dhe permiresojne teknikat e tyre te shitjes dhe komunikimit. Ky trainim eshte hartuar duke simuluar aktivitetet e verteta te komunikimit dhe shitjeve duke perdorur praktikat me te mira nderkombetare. Trainimi do tju ndihmojne te njihni teknikat, boshlleqet ne komunikim dhe permiresimin e aftesive komunikuese. Ai gjithashtu do t’ju ndihmojë në përmirësimin e teknikave të shitjeve, ne njohjen me mire te vetvetes dhe pozicionimin ne kompani, do t’ju ndihmojë në ripercaktimin e shërbimeve (produkteve) të ofruara nga Kompanie dhe ne krijimin dhe mbajtjen e konsumatoreve duke theksuar gjithnje vlerën e lartë konsumatore për gjithë shërbimet e orfuara.

Në këtë trajnim 3 ditor do të përfshijë skenare dhe shembuj ku, do të njiheni me parimet shërbimit ndaj klientit, si dhe teknikat për të gjeneruar rezultatet më të mira dhe afatgjata për Kompanineë tuaj, duke i mabjtur dhe gjate ato . Sa herë që ju i shisni dikujt një produkt ose shërbim ju bëheni përfaqësues i shërbimit ndaj klientit dhe personi të cilit po i shisni tashmë është klienti juaj. Të dish se si të përballesh me klientin në situata të ndryshme, si t’i përgjigjesh kërkesave apo shqetësimeve të tij, duke i ofruar një eksperiencë të paharrueshme, e ndihmon kompaninë të krijojë avantazhe kundrejt konkurencës.
Ky program mbulon aftësitë kritike të shitjes, perforcimin e vazhdueshem,  menaxhimin e shitjes dhe rritjen e performances, të cilat ata do të mund ti aplikojnë menjëherë në jetën e tyre profesionale.

Lektor

Lektor per kete trajnim do te jete Dr. Leida Matja, Lektore ne Universitet, Konsulente per Biznesin e BERZH dhe Drejtore e Institutit te Trainimit dhe Manaxhimit te Ndermarrjeve, sjell një përvojë 20 vjecare instruktimi.

Pas diplomimit ne Administrim Biznesi, Leida ka punuar si Pedagoge, Trainuese dhe Drejtuese projektesh kombetare. Ka punuar si eksperte me KfW- Banken Gjermane per Rindertim dhe ekspertiza e saj si Lektore eshte kryesisht ne fushen e Marketingut dhe Shitjeve. Ka realizuar me sukses Trainime per shitjet me mbi 1000 persona. Totali i tra trainuarve arrin me me shume se 3500 persona.
Eshte autore librash, studimesh dhe materialesh trainimi.

Kujt i drejtohet ky Trajnim?

Ky Trajnim, u drejtohet te gjithe atyre qe punojne ne fushen e marketingut dhe te shitjeve, te cilet deshirojne, te zhvillojne aftesite e tyre te komunikimit me njerezit, permiresojne ndikimin dhe rritin efektivitetin e shitjeve dhe te rrisin performance ne Kompani.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni mbi Formularin e Aplikimit si dhe Programin.

Per cdo informacion tjeter, ju lutem na kontaktoni.

 

Kontaktoni

************************************
Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Dhoma e Tregtisë & Industrisë, Tiranë
Rr: Kavajës, nr.6, Tiranë/Shqipëri
Tel:  + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Website: www.cci.al
************************************

Leave a Comment