Trajnim në Sarajevë/ Akademia e Artit dhe Aktivizmit

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF), Qendra për Aktivizmin Artistik, New York (Center for Artistic Activim C4AA) dhe Qendra e Artit Bashkëkohor, Shkup (CCA – Center for Contemporary Arts), ftojnë artistë, aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të aplikojnë t’u bërë pjesë e workshopit 5 ditor “Akademia e Artit dhe Aktivizmit”, në datat 15-19 Tetor, në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. Akademia e Artit dhe Aktivizmit është pjesë e një projekti 2 vjeçar “Qendrat kreative rajonale : Përdorimi i artit dhe kulturës për të nxitur aktivizmin qytetar kundër korrupsionit”. Qëllimi i këtij projekti nuk është vetëm ofrimi i njohurive teorike, por në të njëjtën kohë synohet fuqizimi i artistëve, aktivistëve dhe gazetarëve për të qenë më efektivë në përpjekjet e tyre për të nxitur përfshirjen dhe reagimin qytetar kundër rasteve të korrupsionit. Në të njëjtën kohë synohet edhe ofrimi i mundësive për bashkëpunime të frytshme ndërmjet sektorëve dhe rajoneve të ndryshme gjeografikë.
Duke përdorur një shumësi shembujsh historikë dhe bashkëkohor të organizimit dhe aktivizmit nga e gjithë bota, pjesëmarrësit do të njihen me mënyra të ndryshme të kreativitetit kulturor që janë përdorur për të rritur ndërgjegjësimin dhe per tu organizuar për të ndikuar në legjislacion dhe në hartim politikash. Aplikantët e përzgjedhur do të eksplorojnë ide nga teoritë kulturore të shkencave konjitive e deri te marketingu social. Më pas, pjesmarrësit do të mësojnë t’i përdorin këto ide përmes një serie ushtrimesh praktike, të dizenjuara për ta cliruar imagjinatën nga ‘burgosja’ prej të mundshmes – dhe më pas të zbulojnë sesi ta bëjnë të pamundurën të mundur, nëpërmjet strategjive dhe taktikave të reja.
Pas përfundimit të Akademisë, pjesëmarrësve do tu ofrohet mundësia të aplikojnë si individ apo në bashkëpunim me të tjerë, për mbështetje financiare për të zbatuar projekte të aktivizmit krijues. Gjithashtu pjesëmarrësve do tu ofrohen mundësi për të marrë pjesë në trajnime të tjera më të avancuara.
KRITERET E PËRZGJEDHJES:
Akademia e Artit dhe Aktivizmit është e hapur për artistë, aktivistë dhe gazetarë me përvojë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Aplikantët duhet të angazhohen që të jenë të pranishëm në workshop për pesë ditë të plota, plus kohën e udhetimit.
Shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe ushqimit mbulohen nga Akademia.
APLIKANTËT E INTERESUAR DUHET TË KENË :
- Interes dhe motivim për të përdorur krijimtarinë për t’ju drejtuar publikut, lidhur me aspekte të ndryshme të luftës ndaj korrupsionit.
- Entuziazëm dhe angazhim për të marrë pjesë në trajnim, me mundësi për të zhvilluar më pas projekte, apo pjesëmarrje në Programin e Trajnimit për Trajnerë në vitin 2020.
- Dëshirë dhe vullnet për të mësuar dhe bashkëpunuar me njerëz të profesioneve dhe konteksteve gjeografike të ndryshme.
- Përvojë në fushën e artit dhe krijimtarisë, aktivizmit për ndryshim social, dhe/ose gazetarisë.
- Përvoja si lehtësues, mësues apo trajnues është e mirëpritur por nuk është e detyrueshme.
Aplikantët e përzgjedhur do të trajnohen me metodologjitë e Aktivizmit Kreativ, nga ekspertë të Qendrës së Aktivizmit Artistik (Center of Artistic Activism, NY) dhe Qendra e Artit Bashkëkohor (CCA, Skopie). Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të praktikojnë aftësitë e tyre në aktivizmin kreativ/artistik duke ndërmarrë dhe realizuar një aksion kreativ, nëpërmjet bashkëpunimit me artistë dhe aktivistë të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësve në Akademi, do tu ofrohet mundësia për të perfituar grante për aksione dhe projekte kreative, si dhe për të qenë pjesë e Trajnimit për Trajnerët , duke formuar Grupin e Aktivizmit Kreativ të Ballkanit Perëndimor.
Aplikantët e përzgjedhur do të bëhen pjesë e një Rrjeti artistësh, aktivistësh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme, të motivuar dhe entuziastë mbi promovimin e aktivizmit kreativ në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, si dhe do të kenë akses në informacione apo mbështetje nga ky Rrjet.
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin duke klikuar në këtë LINK.
Gjithashtu duhet të bashkëngjisni edhe një CV që përmban informacion relevant me kriteret për këtë Thirrje.
Nëse keni pyetjeje/paqartësi, ju lutem kontaktoni në emailin: pyetje@osfa.al për Shqipërinë, aida@osfbih.org.ba për Bosnje- Hercegovinën, adrijana.lavchiska@fosm.al për Maqedoninë e Veriut dhe rmaslovaric@fosserbia.org për Serbinë.
Afati i fundit i aplikimit është 23 gusht, 2019.
Njoftimet për fituesit do të dërgohen deri në datën 13 shtator, 2019.