Trajnim në Londër për gazetarë: “Raportimi në Moshën Dixhitale”

Afati i aplikimit: 17 Gusht 2015
Kush mund të aplikojë?
Gazetarë me kohë të plotë, të cilët kanë të paktën 5 vite eksperiencë dhe punë në shtyp, transmetime direkte ose media online
Aktiviteti: 12 – 16 Tetor 2015, Londër, Angli
Përshkrimi
Fondacioni Thomson Reuters po organizon një javë program trajnimi të gjatë për gazetarët duke i njohur me aftësitë e nevojshme për të mbuluar lajmet financiare dhe të biznesit në fushat kyçe të tilla si ekonomi, mallra, energji, kompanitë, Kursi i këmbimit dhe tregjet financiare. Programi i udhëhequr nga gazetarët profesionistë të Reuters, që mbulojnë lajmet ekonomike, do ju mësojë se si të bëni lidhjen midis parasë dhe njerëzve; ku të gjeni burime të reja për të raportuar mbi lajmet ekonomike dhe si të përdorni mjetet dixhitale për të treguar histori financiare.
Kriteret
Gazetarë me kohë të plotë, të cilët kanë të paktën 5 vite eksperiencë dhe punë në shtyp, transmetime direkte ose media online
Para se të ndjekin kursin, pjesmarrësit:
- Duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri në gazetarinë ekonomike;
- Të jenë në gjendje të strukturojnë një histori, duke përfshirë shkrimin, burimet e intervistimit etj;
- Duhet të kenë një nivel të mirë të folur dhe të shkruar në anglisht
Kostot
Bursa për gazetarët nga bota/vendet në zhvillim, në tranzicion politik që punojnë për organizatat pa burime për trajnime, do të jenë në dispozicion. Bursat do të përfshijnë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimin.
Si të aplikoni?
Duhet të aplikoni online duke dërguar dokumentat e mëposhtme
- Një biografi të shkurtër me jo më shumë se 250 fjalë;
- Një deklaratë me 250 -500 fjalë që përshkruan faktorët që ndikojnë në punën tuaj si gazetar. Shpjegoni se si shpresoni të përfitoni nga kursi për të cilin ju po aplikoni;
- Një histori të ekonomisë kombëtare të vendit tuaj
Nëse keni pyetje ju lutemi drejtohuni me e-mail në adresën: TRFMedia@thomsonreuters.com.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare.