Trajnim në Elbasan

A jeni një i ri nga zona e Elbasanit, i cili dëshiron që gjërat të ndodhin gjithashtu edhe në komunitetin tuaj – dhe jo vetëm në Tiranë? Bashkohuni me këtë kurs trajnimi kombëtar dhe bëhuni pjesë e lëvizjes së fuqizimit të të rinjve në zonën tuaj!
Projekti është organizuar nga Qendra Rinore “Perspektiva” dhe “Projekti Vullnetare Ndërkombëtare Shqipëri” me asistencën financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC) me fondet e Bashkimit Evropian.Trajnimi i parë do të zhvillohet në rrethin Elbasan, më 27-28 Shkurt 2018.Për këtë trajnim do të zhvillohen programe 2 ditore në rrethin e Elbasanit dhe do të ketë një konferencë përmbyllëse në Elbasan. Pjesëmarrësit janë të detyruar të ndjekin trajnimet që ndodhin në zonat e tyre lokale dhe gjithashtu konferencën përmbyllëse në Elbasan.

PROFILI I PJESËMARRËSVE DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES:

Kursi i Trajnimit Kombëtar për Ngritjen e Kapaciteteve do të sjellë 60 të rinj nga zona Elbasan që janë të gatshëm të punojnë si përhapës të njohurive dhe praktikave të suksesshme dhe që kanë kapacitet për të kontribuar në aktivitetet pasuese (dhe jo vetëm) në parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.
Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet:

• Të jetë në moshën 16-25 vjeç nga zonat e Elbasanit;
• Të jetë i motivuar për pjesëmarrje aktive gjatë kursit të trajnimit dhe follow up;
• Të jetë i gatshëm të punojë për zhvillimin dhe rritjen e njohurive dhe përvojës së fituar gjatë Kursit të Trajnimit.

SI TË APLIKONI?
Për të marrë pjesë në këtë projekt, ju lutemi, plotësoni formularin online DERI 18 SHKURT 2018. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e email-it youth4perspektiva@gmail.com.

MBËSHTETJA FINANCIARE E PJESËMARRËSVE:
Shpenzimet për ushqim, akomodim dhe udhëtim për të gjitha aktivitetet gjatë projektit do të rimbursohen nga organizatorët. Kompensimi i udhëtimit mbulon shpenzimet e udhëtimit të autobusit dhe transportin publik. Taksitë nuk do të rimbursohen.

GJUHËT E PUNËS:
Gjuha zyrtare e punës për këtë kurs trajnimi është shqipja. Njohja e gjuhës angleze është e pëlqyeshme, pasi do të ndihmonte gjatë trajnimit kur do të shohim praktika të suksesshme ose materiale ndërkombëtare.

RRETH PROJEKTIT:
Duke ndjekur synimet e programit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, ne duam të fokusohemi në rritjen e njohurive të të rinjve dhe aftësinë e tyre për të përballuar propagandën dhe mendimin e radikalizuar në zonat e Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit. Përmes disa viteve të punës së Qendrës Rinore “Perspektiva” me lëvizjet e të rinjve në nivel kombëtar, shohim se fuqizimi i bashkëmoshatarëve në të gjithë linjat rurale-urbane është një mjet shumë i fuqishëm që u jep të rinjve një ndjenjë përkatësise në një komunitet më të madh dhe i motivon ata të veprojnë si kontribues në zgjidhjen e problemeve që shfaqen në komunitetet e tyre. Këta faktorë janë vendimtarë për ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me padrejtësitë dhe ankesat, përballimin e propagandës dhe presionin e bashkëmoshatarëve, dhe luftën për idealet në mënyrë jo të dhunshme dhe konstruktive.

 Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK

Leave a Comment