Trajnim në Bullgari për të Drejtat e Grave

Përshkrimi

Bulgarian Gender Research Foundation (BGRF), në bashkëpunim me partnerët e saj “Advocates for Human Rights” nga Minnesota, “International Network for Economic”, “Social and Cultural Rights /ESCR-Net/” dhe “European Women Lawyers’ Association/ EWLA/” kanë kënaqësinë të njoftojnë thirrjen për aplikime, për të marrë pjesë në Programin e Trajnimit të raundit të gjashtë të Institutit të Trajnimit të Drejtave të Njeriut të Grave (WHRTI), 2016-2017. Sesioni i parë i Institutit do të pasohet nga një seminar i Rrjetit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Është i programi i parë i këtij lloji që synon ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të avokatëve të rinj nga Evropa Qendore dhe Lindore dhe Shtetet e Sapoformuara (CEE / NIS) për çështjet e të drejtave të grave, duke përfshirë:

  • Dhuna kundër grave;
  • Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe të drejtat;
  • Të drejtat sociale dhe ekonomike dhe diskriminimi në punë.

 

Eventi: 27 Shtator- 4 Tetor 2016, Bullgari

Kostot

Të gjitha shpenzimet që lidhen me frekuentimin e pjesëmarrësve të zgjedhur në tri seancat e Institutit janë të mbuluara nga organizatorët.

Si të aplikoni?

Formulari i aplikimit i plotësuar dhe të gjitha dokumentet mbështetëse (shih formularin e aplikimit për detaje) duhet të dërgohet në Bulgarian Gender Research Foundation (BGRF) para datës 30 qershor 2016 në adresën e e-mailit: office@bgrf.org dhe whrtinstitute @ gmail.com

Aplikantët e zgjedhur për intervistë do të kontaktohen para f 20 korrik 2016. Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet nga 15 gusht 2016. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

 

Leave a Comment