Trajnim ndërkombëtar në Gjirokastër,Prishtinë dhe Goražde

Këtë vjeshtë , fondacioni Trashgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) në Shqipëri , Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë organizon një trajnim në parapërgatitjen  për fatkeqësitë dhe menaxhimin e riskut, si dhe ndihmën e parë për trashgiminë kulturore pas fatkeqësive.

Trajnimi 3-javor do të zhvillohet në tre qytete:

  • Goražde, Bosnje & Herzegovina,
  • Prishtina, Kosovë,
  • Gjirokastra, Shqipëri

Qëllimi i trajniit është që profesionistët e trashgimisë të fitojnë aftësi praktike në mbrojtjen e koleksioneve të muzeve dhe siteve historike në rast fatkeqësish. Cdo javë do të ketë një fokus të ndryshëm për sa i përket ushtrimit praktik.

Organizatorët do të mbulojnë akomodimin dhe mëngjesin , një pagesë prej 10 € në ditë e destinuar për ushqimin , transportin nga vendodhja e aplikantit në vendodhjen e trajnimit si dhe gjithë dhe gjithë udhëtimet e tjera të nevojshme , kostot e materialeve.

Afati i aplikimit: 3 Tetor

Për më shumë informacione dhe aplikim, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK

Leave a Comment