Trajnim “Menaxhimi i integruar i mbetjeve – Sfidat e arritjes së Standardeve Evropiane”

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit “Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)”, mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, si pjesë e trajnimeve të Paketës së Punës për Rritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në lidhje me tematika të caktuara mjedisore për legjislacionin shqiptar dhe përafrimin e tij me atë të BE-së, organizon trajnimet e rradhës me temë “”Menaxhimi i integruar i mbetjeve – Sfidat e arritjes së Standardeve Evropiane””.

Këto trajnime do të zhvillohen në katër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe do të mbulojnë të njëjtat tematika e do të jenë sipas të njëjtit format, por me ndryshimet dhe problematikat që ka secila zonë e Shqipërisë.

Trajnimi i parë do të zhvillohet në datat 14 – 15 prill 2016, në qytetin e Peshkopisë. Ky trajnim do të përfshijë organizatat të cilat vijnë nga bashkitë e Kukësit, Bulqizës, Matit, Klosit dhe Dibrës. Për sa më sipër, ftohen të aplikojnë drejtuesit ose anëtarë të këtyre OJF-ve mjedisore shqiptare apo personat që merren me cështjet e mbetjeve në agjencitë shtetërore apo pushtetin vendor.

Organizatat që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.

Këto dokumenta duhet të dorëzohen me e-mail në adresën info.albania@rec.org brenda datës 11 prill 2016.

OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen brenda 2 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të dokumentave, së bashku dhe me detajet e tjera mbi datën dhe vendin e trajnimit.

Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë dieta, udhëtim dhe akomodim për ata që do të udhëtojnë për në Peshkopi).
Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

E-mail: info.albania@rec.org
Tel/faks: +355 4 223-2928;
Internet: http://albania.rec.org

Leave a Comment