Trajnim/ “Identiteti, Përfshirja dhe Diversiteti në komunitetet tona”

Kush mund të aplikojë?
Punonjësit aktivë / lider të Rinj nga Serbia, Portugalia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Greqia, Malta, Kroacia, Italia, Polonia, Britania e Madhe, Franca, Estonia, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina
Eventi: 18-26 Janar 2016 Novi Sad, Serbi
Përshkrimi
CJCD është një shoqatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar në prill të vitit 2011 për forcimin e qëllimeve të saj në fushën e fuqizimit të shoqërisë civile: promovimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shoqërisë civile, mbështetjen e reformave arsimore dhe ligjore, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me ekologjinë, zhvillimin e zonave rurale dhe përkrahjen e sipërmarrjes vogël.
Kursi i trajnimit: “Identiteti, Përfshirja dhe puna rinore Diverse në komunitetet tona” do të mbahet në Novi Sad, Serbi në janar 2016.
Kjo projekt targeton punonjësit aktiv / liderë të Rinj (me prejardhje të ndryshme kulturore, sociale, historike, fetare dhe ekonomike), të cilët do të ndërmarrin më shumë veprime në fushën e përfshirjes sociale dhe diversitetit kulturor, qoftë përmes iniciativave të reja ose aktiviteteve të zgjeruara, dhe do të rrisin mundësinë për të gjithë për të hyrë dhe marrë pjesë në punën dhe projektet e të Rinjve.
Afati i aplikimit: 5 Nëntor 2015
Kriteret
Projekti do të mbledhë 31 pjesëmarrës, trajnerë dhe staf nga 16 organizata / vende: Serbia, Portugalia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Greqia, Malta, Kroacia, Italia, Polonia, Britania e Madhe, Franca, Estonia, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina që përmbushin kriteret e mëposhtme:Kriteret
- Mosha mbi 18 vjeç;
- Të jenë punonjës/ lider të Rinj aktiv dhe janë të gatshëm për të aplikuar dhe për të zbatuar njohuritë e marra në këtë kurs trajnimi;
- Të gatshëm për të ndërmarrë veprim në fushën e përfshirjes sociale dhe diversitetit kulturor, qoftë përmes iniciativave të reja ose aktiviteteve të zgjeruara;
- Të gatshëm për të ndarë njohuritë e reja me anëtarët e organizatës së tij / saj pasi ai / ajo kthehet përsëri;
- Të aftë për të punuar në gjuhën angleze;
- Të gatshëm për të ndjekur të gjithë kursin
Kostot
Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen vetëm për mënyrën më të lirë të transportit dhe mundësisht për biletat e kthimit. Ju do të rimbursoheni me të paktën 70% të shpenzimeve tuaja të udhëtimit. Akomodimi dhe shpenzimet e ushqimit në hotel janë të mbuluara nga organizatorët.
Aplikimi
Për të aplikuar, plotësoni formularin e aplikimit (e gjeni në këtë LINK).