Trajnim falas/ Specialist finance dhe ligji

Tashmë është mundësia juaj për t’u përgatitur si “SPECIALIST FINANCE DHE LIGJI”.

MUNDËSI PUNËSIMI DHE VETËPUNËSIMI…
Trajnim intesiv për organizimin e suksesshëm të një biznesi të ri apo i një iniciative personale…
Akademia Profesionale Elita organizon trajnimin 5 javor për fuqizimin e kapaciteteve të grave dhe të rinjve për tu punësuar apo vetëpunësuar.
Akademia Elita ofron trajnim intesiv për fuqizim kapacitetesh, dhënien e profesionit “specialist finance dhe ligji” dhe lidhjen e pjesëmarrësve me tregun e punës apo me donatorë për iniciativa vetjake.
Ky trainim realizohet në bashkëpunim me AMSHC ( Agjencia për Mbështjetjen e Shoqërisë Civile).
KY TRAINIM REALIZOHET ME QËLLIM PËR TË ULUR PAPUNËSINË NË RANG KOMBËTAR.
Të dhëna teknike:
-Pjesëmarrësit preferohen të jenë të rinj nga mosha 18-30 vjeç, djem dhe vajza por edhe gra nga bashkitë si më poshtë: Tirana, Kavaja, Rrogozhina, Vora, Kamza.
-Pjesëmarrësit do të trajnohen falas ( mundësohet falas nga AMSHC, ky trajnim pa mbështetjen e AMSHC do të kushtonte 395 euro).
DITA E TRAJNIMIT: ÇDO TË SHTUNË. ORARI I TRAJNIMIT: 10.00-14.00 ZHVILLIMI I LEKSIONEVE: QENDRA E KONFERECAVE TIRANA INTERNATIONAL (15 KATËSHI) KATI 2.

Për më shumë info kontaktoni: 0682020260
Për të aplikuar klikoni këtu

Leave a Comment