Trajnim falas për mësuesit ndihmës në Shqipëri

Down Syndrome Albania mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, do të fillojë implementimin e projektit Leave No-One Behind on Education. Ky projekt parashikon trajnimin e 250 mësuesve ndihmës dhe mësuesve të klasës të cilët punojnë aktualisht me fëmijët me aftësi të kufizuar intelektuale.

Faza e pare e trajnimve do të realizohet gjatë periudhës Shkurt- Mars 2018 dhe do të përfshijë 125 mësues. Prioritet ne kete raund kane mesuesit e shkollave publike, dhe vetem ata qe kane ne klasat e tyre nxenes me aftesi te kufizuara intelektuale. Dhe ne kete perzgjedhje prioritet do t’ju jepet atyre qe kane nxenes me sindromen Down, e me pas do te alokohen mesuesit qe kane nxenes me AK te tjera intelektuale.
Kalendari i trajnimeve:

3-4 Shkurt- Shkodër
17-18 Shkurt- Vlorë
24-25 Shkurt- Gjirokastër
3-4 Mars- Tiranë
10-11 Mars- Pogradec

Keto trajnime jane pa pagese per mesuesit pjesemarres. Per keto trajnime jemi ne bashkepunim dhe me MAS ndaj interesohuni prane DAR per te dhene emrin tuaj.
Mirepriten te gjithe mesuesit e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e e-mailit: f.shehu@dsalbania.org, dhe me pershkrimin ne subject “Aplikim per trajnimin Shkurt- Mars”.
Ju lutemi ne e-mail ose ne CV te specifikoni llojin e AK qe ka femija/femijet e klases dhe shkollen e qytetin/fshatin ku ju punoni si dhe nese jeni mesuesi primar i klases apo mesues ndihmes.
Inkurajojme qe te gjithe mesuesit e interesuar per kete lloj trajnimi te dergojne CV-te e tyre, pavaresisht nese jane me shkolla private apo publike, qe kane ose jo ne klase femije me AK. Per keta mesues gjate 2018 mund te organizohet nje trajnim shtese nga DSA vetem ne Tirane (jashte projektit) dhe do te njoftohen sapo te kete nje date te percaktuar.

Kontakt per sqarime: 0674885864 ose cdo nr tjeter telefoni qe gjeni ne www.dsalbania.org

Leave a Comment